GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i Erion Veliajt shpenzon 260 MLN lekë për kamionçina të vjetra, paratë i jepen pa garë Eno Veshit

14:07 - 11/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i Erion Veliajt shpenzon 260 MLN lekë për kamionçina të vjetra, paratë i jepen pa garë Eno Veshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi ikën një palë drejtorë si rrjedhojë e hetimeve të SPAK, Veliaj ka emëruar të tjerë për të mbaruar punë me tenderët. Një nga këta është Herion Rrapaj, drejtor i Drejtorisë së  Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit. Në rastin konkret ka firmosur një tender 260 milionë lekë. Sado që të thotë kryetari i bashkisë se “nuk di gjë ç’a bëjnë drejtorët”, këto lekë nuk lëvizin pa ndonjë miratim paraprak prej tij. Këto lekë do të dalin duke justifikuar blerjen e ca kamionçinave të vjetra.

Kështu, drejtori ka krijuar tenderin me objekt ‘Blerje mjete transporti’. Do të blihen kamionçina, ekskavator, minivinça të përdorur, prodhimi i vitit 2011 dhe për 7 mjete të tilla janë dhënë 260 milionë lekë.

Po të hedhësh një sy në treg, mjete të tilla madje të prodhimit më të fundit, kushtojnë si më poshtë, më i shtrenjti 21 milionë lekë.

Por, në total me plus-minus, blerja e këtyre automjeteve mund të kushtojë 150 milionë lekë. Ndërsa Bejko ka vënë në dispozicion 100 milionë lekë më tepër.

Sikur të mos mjaftonte manipulimi në përllogaritjen e fondit limit, Rrapaj ka vazhduar porosinë e Veliajt deri në përcaktimin fitues të një kompanie të favorizuar. Kontrata i është dhuruar firmës .

“AZ Trading” sh.p.k, pasi ishte e vetmja që kishte paraqitur një ofertë. Kjo sigurisht nuk e justifikon drejtorin, pasi duhej që procedura të anulohej.

Në fakt, gjithmonë e më shumë pushtetarët e shmangin këtë rregull të prokurimeve, duke mos garantuar konkurrencë dhe oferta të përshtatshme dhe duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’, që tregon riskun e korrupsionit.

Kjo është edhe një shenjë për SPAK që të hetojë, pavarësisht se Agjencia e Prokurimeve i kalon këto lloj kontratash.

Përfituesi i këtij prokurimi është Eno Veshi, pronari i “AZ Trading”, e krijuar në vitin 2018 dhe për një kohë të shkurtër ka marrë 31 kontrata publike kryesisht nga bashkia Tiranë. Eno Veshi ka marrë veçanërisht tendera me “Flamur të kuq” nga drejtori i mëparshëm i kësaj drejtorie, Erindi Bejko dhe nga “Eco Albania”. Pra, favorizimi që i është bërë Eno Veshajt nga Erion Veliaj është i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, pavarësisht se cili i firmos tenderat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimErion VeliajHerion Rrapajkamiocinatender

Lajme të lidhura

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt
Breaking Views

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt

18:09 - 18/07/25
Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv
Breaking Views

Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv

10:06 - 17/07/25
Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi
Breaking Views

Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi

16:49 - 16/07/25
Para
Përfshihet nga flakët katedralja e famshme në Francë

Përfshihet nga flakët katedralja e famshme në Francë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo
Opinion

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo

00:07 - 19/07/25

Nga Altin Kreka Beteja trupëruse për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria Bëhet”, mes dajës së Endri Shabanit apo “tezes”...

Lexo më shumë
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetën 54-vjeçari

00:01 - 19/07/25
“Mbushet kupa” tek Interi, eliminimi në Kupën e Italisë rezulton fatal për Asllanin

Merkato/ Fiorentina e hapur për Asllanin, Pioli kërkon transferimin e mesfushorit të Kombëtares

23:00 - 18/07/25
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro

22:18 - 18/07/25
“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

22:09 - 18/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com