Presidenti i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka akuzuar ditën e sotme Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, se po bëjnë një lojë të pistë, lidhur me kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit.
Në një prononcim për mediat ai ju drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës se sot ishte dita të tregonte nëse është me antikomunistët apo është më komunistët dhe bën propagandë antikomuniste.
“I bëjmë një thirrje doktor Berishës. Sot është dita të tregosh veten, je me antikomunizmin apo je me komunizmin dhe bën propagandë antikomunsite. PS dhe PD tju vijë turp dhe të turpëroheni para shqiptarëve që kandidoni antikomunistë për avokat populli”,- është shprehur Ndregjoni.
Kjo deklaratë e Ndregjonit vjen pasi, Berisha deklaroi sot se është tërhequr nga proçesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e lënë në “mëshirën” politike të Edi Ramës kandidaturën e Ndregjonit dhe 5 kandidatëve të tjerë.
Shumica socialiste miratoi me 9 vota pro dhe 3 kundër, listën me 6 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit duke e kaluar kështu në seancën plenare për votim.
Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani, emrat e të cilëve do të votohen në seancën plenare të së enjtes në Kuvend .
Ndërkohë, Komisioni skualifikoi gjithashtu nga gara 4 kandidate, me pretendimin se nuk kishin marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.










Discussion about this post