U xhirua duke tërhequr zvarrë nënën e tij, arrestohet

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 48-vjeçari, i cili shihet në një video të postuar në rrjetet sociale duke dhunuar nënën e tij. Në pranga u vu shtetasi me inicialet A.M., banues në Tiranë. 48-vjeçari u arrestua për veprën penale “dhuna në familje”.