Dje në programin e dashurisë “Përputhen” pati një përplasje të fortë mes dy vajzave konkurente. Bëhet fjalë për Edën dhe Xhenin, madje kjo e fundit nuk u paraqit as në puntatën e sotme. Mes vajzave u shkëmbyen ofendime dhe akuza të ashpra, që e detyruan moderatoren Oriela Nebiaj të mbyllë emisionin. Sot, ajo thotë se Xheni ishte e pranishme, por një minutë para se të nisnin xhirimet mori një telefonatë dhe u largua. Sjellja e saj është e papranueshme, thekson Ori dhe opinionisti Arjan Konomi.
Më pas, u shfaqën disa momente pasi u mbyll programi, kur Xheni thoshte se “Eda ka qenë shoqe e motrës sime. Nuk kam inate me të, nuk e di çfarë ka ajo me mua”.
Ndërkohë, Eda, e pranishme në studio, duket aspak e penduar dhe vazhdon të theksojë akuzat për Xhenin.
Discussion about this post