GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

​​​​​​​Majlinda Bregu: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku

13:22 - 26/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
​​​​​​​Majlinda Bregu: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu, shpjegon në intervistë me DW pse duhet të vazhdojë Procesi i Berlinit edhe pas largimit të kancelares Angela Merkel.

Zonja Bregu, në Ballkanin Perëndimor është krijuar përshtypja se Procesi i Berlinit, të ciline inicioi kancelarja Angela Merkel shtatë vjet më parë, nuk ishte asgjë tjetër, veçse një mundësi për kryetarët e shteteve dhe qeverive të rajonit që të bëjnë fotografi të bukura me kancelaren gjermane. A ka arritur Procesi i Berlinit diçka konkrete në vitet e fundit, përveç heqjes së tarifave “roaming” në rajon?

Heqja e tarifave roaming nuk është aq e thjeshtë BE-së iu deshën gati dhjetë vjet, ndërsa Ballkani Perëndimor e arriti për dy vjet. Mendoj se ky është një sukses i madh. Projekti i një Ballkani Perëndimor pa roaming nuk ka vetëm domethënie praktike. Ka edhe një përbërës simbolik, që na tregon se mund t’i realizojmë gjërat vetëm nëse punojmë së bashku dhe për të plotësuar pritmëritë e qytetarëve në rajon.

Ky është padyshim i vetmi kombinim i suksesshëm dhe kjo është arsyeja pse ne preferojmë të flasim për tarifat roaming. Por Procesi i Berlinit ka dhe shumë anë të tjera: ai është ende i vetmi forum, në të cilin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të diskutojnë dhe formësojnë prioritetet e tyre të përbashkëta me disa nga vendet e BE-së, Komisionin e BE-së, shoqërinë civile dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

Një nga nismat aktuale për Ballkanin Perëndimor është Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin ju si sekretare e RCC keni punuar shumë intensivisht. Ajo synon të realizojë deri në vitin 2024 katër liritë e BE-së, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Por që nga nëntori i vitit 2020, kur ky plan u miratua në Sofje, është bërë pak përparim? Përse?

Tregu i përbashkët është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor diçka të ngjashme si në BE. Banka Botërore ka llogaritur se vetëm ky do të rrisë prodhimin kombëtar bruto të Ballkanit Perëndimor me 6,4 përqind. Që nga viti i kaluar ne kemi punuar shumë për të avancuar negociatat mbi marrëveshjen për lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti.

Teknikisht, nuk ka asnjë pengesë për të pranuar këtë marrëveshje. Të gjitha vendet kanë treguar gatishmëri për ta mbështetur atë. Kjo marrëveshje do të ishte një tjetër moment historik pozitiv nëse do të arrinim të hiqnim pengesat politike në muajt në vazhdim. Një argument pro këtij projekti është një anketim i në Barometrin e Ballkanit, sipas të cilit 42 përqind e qytetarëve kosovarë kanë konfirmuar se do të udhëtonin më shpesh brenda Ballkanit Perëndimor, nëse do të mund të lëviznin lirshëm vetëm me një kartë identiteti.

Më 5 korrik 2021, krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor nuk specifikuan një format të ri në të cilin Procesi i Berlinit duhet të vazhdonte pas këtij takimi të tetë. A mendoni se Iniciativa e Ballkanit Perëndimor do të ketë të njëjtën vëmendje edhe pasi kancelarja Merkel të mos jetë më kancelare?

Zyrtarisht, të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit theksojnë nevojën për vazhdimin e tij për të realizuar potencialin e plotë të bashkëpunimit të përmirësuar rajonal, gjithashtu me qëllim që të kapërcehen pasojat socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Tani mbetet të shihet se si do të vazhdojnë gjërat në praktikë.

Kontributi dhe angazhimi personal i kancelares Angela Merkel për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ka qenë me rëndësi të madhe. Roli i saj udhëheqës ka formësuar rajonin dhe do të ketë një efekt afatgjatë. Siç thekson Kancelarja përsëri dhe përsëri: Evropa mund të jetë e suksesshme vetëm nëse punojmë së bashku. Edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse ta dëgjojnë këtë grua të mençur dhe të bashkëpunojnë./DW

Majlinda Bregu, 47 vjeçe, e lindur në Tiranë, është Sekretare e Përgjithshme e RCC që nga 1 janari 2019. Më parë ajo ka qenë aktive në Partinë Demokratike, PD. Nën Sali Berishën si kryeministër (2007-2013) ajo ka qenë ministre për Integrimin Evropian dhe zëdhënëse e qeverisë.

Etiketa: Ballkani Perendimormajlinda bregu

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Para
FOTO/ Kthehet në objekt talljeje dhe fyerjesh, lojtari i Bayern fshin të gjitha postimet në Instagram

FOTO/ Kthehet në objekt talljeje dhe fyerjesh, lojtari i Bayern fshin të gjitha postimet në Instagram

TË FUNDIT

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Lexo më shumë
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com