GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

​Maqedoninë e Veriut/ Masat e reja: nga nesër pa maska në ambientet e hapura, lejohen dasmat

16:26 - 31/05/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
​Maqedoninë e Veriut/ Masat e reja: nga nesër pa maska në ambientet e hapura, lejohen dasmat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nesër në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave anti-COVID. Bëhet fjalë për heqjen e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera, ndërsa ora policore do të mbetet në fuqi edhe për dy javë.

Shtabi Qendror i Krizës sot ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të njëjtat i propozon për miratim në seancë e nesërme të Qeverisë.

“Nga 1 qershori lejohet heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë se 6 persona. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, si shtëpitë e mallrave, dyqanet e qendra të mbyllura,” ka bërë të ditur Shtabi Qendror i Krizës.

Në mbledhjen e Shtabit të Krizës duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe të rasteve aktive, lejohet publiku edhe në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra.

“Lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në ambiente të hapura, tarraca e oborre deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës si dhe nga 6 persona në tavolinë. Do të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat, por jo edhe vallëzimi,” thekson Shtabi Qendror i Krizës.

Sanksionimet do të jenë aktive derisa të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë dhe qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes për secilën masë antiCOVID, pasi që toleranca ndaj tyre do të jetë zero.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 218 kundërvajtje për mos mbajtje të maskës. Ndërkaq, 27 persona janë gjobitur pasi që e kanë shkelur ndalesën e lëvizjes së lirë gjatë orës policore mbrëmë.

Etiketa: Covid-19Maqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
Sherr mes shqiptarëve në avion, 60-vjeçari sulmon dhëndrin me çelësa

Sherr mes shqiptarëve në avion, 60-vjeçari sulmon dhëndrin me çelësa

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com