GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

KPA frikësohet nga gjyqtarët e shkarkuar, kërkon ndërhyrjen e Yuri Kim në SPAK

15:07 - 08/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
KPA frikësohet nga gjyqtarët e shkarkuar, kërkon ndërhyrjen e Yuri Kim në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ku shpreh shqetësimin për disa gjyqtarë. Në letrën që i drejtohet edhe znj. Michelle Lakomy, zyra OPDAT thuhet se: “Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm janë përballur me kallëzime penale të bëra nga ish subjektet e vlerësimit, ndaj të cilëve është marrë masa displinore e shkarkimit nga detyra”.  Për këtë KPA në letër i referohet Luan Dacit dhe Ardian Hajdarit të cilët kanë ngritur padi ndaj KPA, po krijojnë presion, pengojnë dhe vonojnë punën tonë. “Për gjyqtar Luan Dacin tashmë ka një vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjyqtarët e Kolegjit nëpërmjet kësaj shkrese shprehin shqetësimin për një gjykim të rekursit të paraqitur prej gjyqtar Dacit, brenda afateve të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si dhe në përputhje me këto dispozita ligjore proceduriale dhe parimet e procesit të rregullt ligjor”, thuhet më tej në letër.

Ndërkohë që në letër shkruhet edhe për gjyqtarin Ardian Hajdari. “Gjyqtar Ardian Hajdari, në muajin korrik të këtij viti është njoftuar nga Prokuroria e Posaçame kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që ndaj tij ka pasur një kallëzim penal, për të cilin kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, por pa i atribuuar ende këtij regjistrimi një emër konkret”.

Pasi specifikon secilin rast KPA kërkon nga trupa diplomatike e akredituar në Tiranë si përfaqësuese e SHBA të garantohen të drejtat në procesin gjyqësor në SPAK.

“Nëpërmjet shprehjes së këtij shqetësimi, kërkojmë të sjellim në vëmendjen tuaj, duke respektuar plotësisht pavarësinë dhe paanësinë në ushtrimin e detyrave dhe vendimmarrjet tuaja, që gjatë procedurave për trajtimin e këtyre kallëzimeve dhe procedimeve penale nga Prokuroria e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo gjatë gjykimit të tyre në të gjitha shkallët e gjyqësorit përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, të garantohen, të drejtat procedurale, zbatimi i afateve proceduriale, transparenca në përputhje me parashikimet ligjore, si dhe efikasiteti për kryerjen e një procesi të drejtë dhe të shpejtë, me qëllim që të mos pengohet veprimtaria dhe moscënohet funksionaliteti i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe i procesit të rivlerësimit”.

Nga ana tjetër, një pikë e rëndësishme ku fokusohet letra është fakti se të gjitha pikat e sipërpërmendura rrezikojnë funksionalitetin e Kolegjit.

“Gjyqtarët e Kolegjit shprehin shqetësimin se kallëzimet penale dhe procedimet lidhur me to si edhe mosshqyrtimi apo gjykimi, brenda afateve proceduriale veçanërisht i çështjeve të sipërpërmendura, por jo vetëm, kanë vështirësuar ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore të Kolegjit, për më tepër i ka vrnfodur ata nën një presion të vazhdueshëm për kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese, duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht funksionalitetin e Kolegjit, për rrjedhojë dhe të vetë procesit të rivlerësimit”, përfundon letra.

Etiketa: dacihajdarikolegjSHBA

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
24 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja nga Covid në Kosovë

24 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja nga Covid në Kosovë

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com