GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Makina u gjet e djegur në Pukë, pas 8 muajsh gjendet i gjallë ish-arbitri italian

në Aktualitet, KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Makina u gjet e djegur në Pukë, pas 8 muajsh gjendet i gjallë ish-arbitri italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 8 muajsh mister merr fund enigma për fatin e biznesmenit Italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë. Mësohet se, ai është gjetur i gjallë në Toscana në një anije në brigjet e Livornons.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat kanë marrë prononcimin e gruas së 45-vjeçarit, e cila tha se kishte folur në telefon me bashkëshortin e saj dhe ai ishte mirë. Po ashtu babai i biznesmenit u shpreh shumë i lumtur dhe tha se mezi priste ta takonte për të marrë vesh çfarë ndodhi.   

“Unë do ta përqafoj, pastaj do t’i tërheq veshët”, tha babai i Davides. Ai tregon për telefonatën me gruan e Davides e cila i ka dhënë lajmin e mirë për të birin. “Unë po shpresoja për të, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë, ajo menjëherë më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi”, është shprehur ai.

Gazeta “La Nazione” shkruan se Pecorelli u gjet dje, i gjallë dhe me shëndet të mirë, në rrethana ende të paqarta, në një gomone të mbytur pranë një ishulli, në bregdetin e Livornos.

Nuk kishte asnjë lajm për sipërmarrësin që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur ai erdhi të bënte biznes në vendin tonë. Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk ka prodhuar rezultate të rëndësishme.

Pecorelli, i cili zotëron një restorant ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. Ndërsa përveç hotelerisë, ish-arbitri ka investuar dhe në parukeri, ku ka hapur disa të tilla në Milano. Ai ka biznese edhe në Shqipëri prej një viti si dhe kishte një fëmijë me një grua shqiptare.

Shumë aspekte mbeten për t’u sqaruar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në muajt e fundit me biznesmenin, për të cilat kishte nisur hetimet prokuroria italiane dhe ajo shqiptare. Mësohet se Pecorelli është shprehur se do të paraqitet për të bërë deklarata në Prokurorinë e Perugias, e cila po ndjek rastin.

Etiketa: biznesmeniPuke

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Botë

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Para
Serbia, vatra e re strategjike e Kinës

Serbia, vatra e re strategjike e Kinës

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com