GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

1.3 trilion dollarë, Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

16:18 - 01/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
1.3 trilion dollarë, Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Polonia ka vlerësuar humbjet e saj të Luftës së Dytë Botërore të shkaktuara nga Gjermania në 6.2 trilion zloty (1.32 trilion dollarë)”, kështu deklaroi  të enjten Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë konservatore në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS), dhe tha se Varshava do të kërkonte zyrtarisht dëmshpërblim.

“Shuma që u prezantua u miratua duke përdorur metodën më të kufizuar, konservatore, do të ishte e mundur të rritej.”

Raporti u publikua për të përkuar me përvjetorin e pushtimit të Polonisë nga Gjermani më 1 shtator 1039, i cili tani perceptohet gjerësisht si fillimi i asaj që do të bëhej Lufta e Dytë Botërore. Polonia u pushtua gjithashtu nga Bashkimi Sovjetik në  lindje afërsisht dy javë më vonë, si pjesë e një marrëveshjeje të atëhershme sekrete midis Gjermanisë së Hitlerit dhe sovjetikëve të Stalinit, duke ndarë Evropën Lindore mes tyre.

Qëndrimi luftarak ndaj Gjermanisë, i përdorur shpesh nga PiS ka tensionuar marrëdhëniet me Berlinin. Dhe u intensifikua edhe më shumë pasi Rusia pushtoi Ukrainën mes kritikave për varësinë e Berlinit nga gazi rus dhe vonesat për të ndihmuar Kievin.

Por kujtojmë se partneri më i madh tregtar i Polonisë dhe një anëtar tjetër i Bashkimit Europian dhe NATO-s, Gjermania ka thënë më parë se të gjitha pretendimet financiare të lidhura me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur.

Rreth 6 milionë polakë, duke përfshirë afërsisht 3 milionë hebrenj polakë, u vranë gjatë luftës dhe Varshava u rrafshua me tokë pas një kryengritjeje të vitit 1944, në të cilën vdiqën rreth 200,000 civilë.

Kryeministri Mateusz Moraëiecki mori pjesë gjithashtu në publikimin ceremonial të raportit të së enjtes në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të rindërtuar nga rrënojat e kohës së luftës. Megjithëse Moraëiecki është kreu i qeverisë, kreu i partisë Kaczynski shihet ende si forca lëvizëse brenda PiS.

Etiketa: dembshperblimGjermanilufta e dyte boterore

Lajme të lidhura

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
Para
Ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e premte

Ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e premte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com