GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

1 ditë para protestës/ Berisha: Është radha jonë, kjo është një thirrje për bashkim!

15:55 - 06/10/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
1 ditë para protestës/ Berisha: Është radha jonë, kjo është një thirrje për bashkim!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha 24 orë para protestës, u ka drejtuar qytetarëve një mesazh, ftesë për tu bashkuar nesër me opozitën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë mesazhit të tij, Berisha shprehet se, kjo mosbindje civile ka tre vite që kërkohet dhe paralajmërohet dhe vjen si një përgjigje e vetme e opozitës shqiptare kundër narkoshtetit të Ramës.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë për protestën e nesërme të 7 tetorit, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se, sot nuk ju flet si kryetar i PD, por si shqiptari-shqiptarit, pasi është radha për bashkim.

“Ndërkohë qe ne nuk kërkuam asgjë më shumë, se respektimin e Kushtetutës. Dhe zgjedhje të lira. Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë! Dhe sot opozita… mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash kombëtare… ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vendimin për të t’iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire. Vendimin që t’i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë Me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona.

Por miqtë e mi. Shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut. Sepse nëse krimet ndaj opozitës shqiptare marrin vëmendje mediatike, sot krimet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen. Krime të cilat mund të konsiderohen dhjetëra herë më të rënda se ato që u janë bërë opozitës. Për këtë arsye, me këtë mesazh, unë ju drejtohem sot, ju, shumicës së heshtur të shqiptarëve. Nuk ju drejtohem si kryetari i Partisë Demokratike. As si lideri i opozitës. Unë sot dua t’iu flas juve, si shqiptari shqiptarit. Njeriu-njeriut. Thirrja ime sot, është një thirrje për bashkim! Thirrja ime sot, shkon për të gjithë të gjithë rinjtë, te rejat gjimnazistet, studentet. Mendoni për një moment se sa, vëllezër, motra, kushërinj shoqe shoke tuaj janë larguar këto vite nga Shqipëria, mendoni për një moment se ju largoi për ne dhera te tjera, por me vete merrni jo vetëm te ardhmen tuaj dhe familjeve tuaja por edhe atë te vendit dhe kombit tuaj. Asnjë nuk ikën nga ju se nuk e don familjen dhe vendin as dhe për aventure, por ju largoi sepse njeriu qe ka vjedhur gjer ne palce prindërit dhe vendin tuaj ka grabitur votën, bllokuar rrotacionin dhe se bashku me te ka vrare shpresën tuaj për një Shqipëri tjetër ku ju mund te ndërtoni ëndrrën e jetës tuaj.

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Orban: Nëse emigracioni i parregullt vazhdon në Europë ne do t’i dërgojmë emigrantët në Bruksel

Orban: Nëse emigracioni i parregullt vazhdon në Europë ne do t’i dërgojmë emigrantët në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com