GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ekspertët të befasuar për efektin e mjaltit të papërpunuar

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspertët të befasuar për efektin e mjaltit të papërpunuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i publikuar në revistën shkencore, Nutrition Reviews, ka treguar se mjalti mund ta përmirësojë situatën në lidhje me sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit.

Ky studim është kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Torontos, të cilët u fokusuan në 18 prova të ndryshme të kontrolluara që përfshinin më shumë se 1.110 subjekte dhe zgjatën mesatarisht rreth dy muaj.

Ata donin të përcaktonin se çfarë dhe sa ndikim ka mjalti në faktorët e rrezikut metabolik kardiovaskular. Rezultatet treguan se mjalti ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës, domethënë ka një efekt të favorshëm në lidhje me sheqerin në gjak dhe nivelin e kolesterolit. Pjesëmarrësit në përgjithësi konsumonin rreth dy lugë çaji të plota mjaltë në ditë, por u vu re se mjalti i papërpunuar ishte ai që jepte shumë më tepër përfitime. Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk është aq efektiv kur bëhet fjalë për përfitimet e organizmit. Mjalti i papërpunuar është mjalti absolutisht natyral, i papërpunuar, i papasterizuar, i pafiltruar, pa asnjë përpunim të mëvonshëm.

Studiuesit i konsideruan këto rezultate befasuese duke marrë parasysh se mjalti është afërsisht 80 për qind sheqer. Por, mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera të zakonshme dhe të rralla bioaktive që janë shumë të dobishme për shëndetin.

Mjalti është i pasur me antioksidantë që janë të mirë për shëndetin e zemrës, përmban flavonoide që kanë aftësinë ta parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, por edhe përbërës fenolikë që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.

Ekspertët thonë se një deri në dy lugë mjaltë të papërpunuar në ditë mjaftojnë për të marrë lëndët ushqyese që ju nevojiten për shëndetin./Zhurnal

Etiketa: mjalti

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Denkov: Sofja nuk ndryshon qëndrim ndaj Shkupit

Denkov: Sofja nuk ndryshon qëndrim ndaj Shkupit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e studentëve/ Grafiti i veçantë i të rinjve para Ministrisë së Arsimit: Pse na mësoni të ikim
Aktualitet

Protesta e studentëve/ Grafiti i veçantë i të rinjve para Ministrisë së Arsimit: Pse na mësoni të ikim

15:26 - 28/10/26

Studentët janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Një grafit i veçantë është shkruar nga...

Lexo më shumë
Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit

Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit

15:08 - 28/10/26
Ndeshje miqësore/ Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në ‘Air Albania’

Ndeshje miqësore/ Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në ‘Air Albania’

14:45 - 28/10/26
Reuters: Revolta e Gjeneratës Z përfshin Evropën, Shqipëria mes vendeve ku studentët kërkojnë ndryshim dhe dorëheqjen e Ramës

Reuters: Revolta e Gjeneratës Z përfshin Evropën, Shqipëria mes vendeve ku studentët kërkojnë ndryshim dhe dorëheqjen e Ramës

14:27 - 28/10/26
Protestat studentore/ Ambasadori i OSBE: Zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar

Protestat studentore/ Ambasadori i OSBE: Zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar

14:01 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com