GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Energjinë do e paguajmë shumë më shtrenjtë”, Bozdo: Rama po u rezervon shqiptarëve një dimër të vështirë

12:19 - 31/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Energjinë do e paguajmë shumë më shtrenjtë”, Bozdo: Rama po u rezervon shqiptarëve një dimër të vështirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, është shprehur se kryeministri  Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

“Do ta rrisë, edhe pse këto muaj ishte përbetuar për të kundërtën. Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm. Edi Rama ka muaj që zotohet se çmimi i energjisë për familjaret dhe biznesin e vogël nuk do të preket, por sipas zakonit, po bën ekzaktësisht të kundërtën. Sipas Ramës, ata që konsumojnë mbi një sasi të caktuar energjie, do ta paguajnë me çmimin e tregut, praktikisht 10 herë më shtrenjtë, duke vendosur një fashë konsumi, të njëjtën fashë të cilin ai vetë e hoqi në vitin 2014. Për kujtesë, qeveria e Partisë Demokratike aplikonte një fashë prej 300 këh në muaj për të mbrojtur familjet e varfra, që konsumonin pak energji. Edi Rama e hoqi këtë fashë duke e rritur ndjeshëm çmimin, për afro 75% të konsumatorëve. Praktikisht, u goditën familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ndërsa ata që shpenzonin më shumë, të pasurit, u favorizuan me çmimim më të ulët”, u shpreh Bozdo.

Demokrati ka thënë se fasha që do vendoset në emër të kursimit, është fasha e shkatërrimit.

“Fasha që do të vendoset ne emër të kursimit, është fasha e shkatërrimit, dhe jo e kursimit. Ajo që është spektakolare, në kuptimin e keq të fjalës, është se Rama e quan mbrojtje të konsumatorit, si kur e hiqte në 2014, ashtu dhe tani që e vendos fashën. Është e pamundur që për dy gjëra të kundërta të kesh të drejtë të dyja herët. E vërteta është e thjeshtë: mashtron në të dy rastet. Vetëm në një gjë Rama nuk gënjen: kur thotë se situta në sektorin energjetik është katastrofike. Në fakt, ashtu është. Më e rënda në 30 vitet e fundit. Kriza ka nxjerrë zbuluar gjithë propagandën shumëvjeçare të qeverisë mbi suksesin e reformës energjetike. Ishin dhe janë të gjitha pallavra. Pavarësisht se çfarë deklaron Rama sot, dhe se si e justifikon këtë vendim, nga tetori të gjithë do të paguajmë shumë më shtrenjtë. Direkt apo indirekt. Çmimet e ushqimeve bazë, që janë rritur me 20%, prej këtij vendimi, do të shtrenjtohen më tej. Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, jo për shkak të botës, por për shkak të Ramës”, shtoi Bozdo.

Etiketa: Eno BozdoPD

Lajme të lidhura

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Para
“Gëzim dhe paqe”, ambasada e SHBA-ve uron Krishtlindjet

Shkarkimi i Nanos, Yuri Kim i del në mbrojtje: Partner i fortë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com