GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘1 mln euro për një shkollë me klasa bosh’/ Maliqi në SPAK: E ka fituar nipi i ish-deputetit të PS

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘1 mln euro për një shkollë me klasa bosh’/ Maliqi në SPAK: E ka fituar nipi i ish-deputetit të PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, për një tender me vlerë 1 milion euro, për rikonstruksionin e një shkolle në Havaleas të Kuçovës, ku klasat pothuajse janë bosh.

Në një prononcim për mediat, ai tha se këtë tender e ka marrë nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi. Maliqi akuzon për manipulim të procedurave të prokurimit, skualifikim fiktiv të operatorëve, krijim të një gare formale dhe devijim të fondeve publike, duke theksuar se bëhet fjalë për “lidhje të qarta politike”.

“Kallëzimi i sotëm ka të bëjë me 1 mln euro tender rikonstruksion të një shkolle në Havaleas të Kuçovës, ku nuk janë as një e dhjeta e nxënësve, klasat janë bosh. Ky referim ka të bëjë me indicie të qartë publike për manipulim të procedurës së prokurimeve publike, skualifikim fiktiv të operatorëve, krijim të një gare formale  dhe jo reale, përcaktim të fituesit dhe devijim të fondeve publike.

Këtë tender e ka marrë nipi i Sadri Abazit, lidhje të qarta politike që ndodhin në Shqipëri. U bënë 2 vite e gjysmë që vijojnë kalvarin me drejtësinë shqiptare”, tha Maliqi.

Ky kallëzim i shtohet një liste të gjatë denoncimesh të bëra më herët nga Maliqi, i cili shprehet se prej dy vjetësh e gjysmë përballet me “kalvarin e padrejtë të institucioneve të drejtësisë”. Ai kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës për të shpallur moskompetencë në lidhje me rastin e kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili, sipas Maliqit, duhej të ishte shkarkuar nga detyra në bazë të ligjit të dekriminalizimit pas një dënimi në Greqi dhe një tjetri me gjykim të shkurtuar nga GJKKO në Shqipëri.

Maliqi përmendi edhe afera të tjera të dyshuara, përfshirë një projekt 4 milionë euro pa leje mjedisore në zonë të mbrojtur në Sinec, të realizuar nga kompania “Salillari”, si dhe tenderin e pastrimit të qytetit me vlerë 1.7 miliardë lekë, i fituar, sipas tij, në mënyrë abuzive.

Ish-deputeti drejtoi akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe krerëve të tij, duke i cilësuar si të pafuqishëm për t’u marrë me figura si “Hajdari dhe Salillari”. Ai i bëri thirrje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që t’i kthejë përgjigje zyrtare për 12 kallëzimet e depozituara.

Etiketa: maliqishkolleSpak

Lajme të lidhura

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
Para
Dënohet shqiptari 32-vjeçar në Skoci,  ndoqi policin me sharrë elektrike (Emri)

Dënohet shqiptari 32-vjeçar në Skoci, ndoqi policin me sharrë elektrike (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com