GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

1 mln lekë për vend pune, SPAK dërgon për gjykim vartësin e Veliajt

09:37 - 26/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
1.5 milion lekë për një vend pune, arrestohet përgjegjësi në Bashkinë e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, ku tregohej me zë dhe figurë se si punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë së Tiranës, Erjon Buçuku, mori ryshfet për të siguruar një vend pune, SPAK njofton se 42-vjeçari është dërguar për gjykim.

“Nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i këtij procedimi është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, i pandehuri Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 (njëqind mijë) lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare,” thekson SPAK.

Njoftimi zyrtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.124 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 24.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurit:

  • Erjon Buçuku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2023, në emisionin investigativ “STOP” të televizionit kombëtar “Klan” janë transmetuar me pamje filmike video/audio veprime me natyrë korruptive të të pandehurit Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë. Trasmetimi i këtyre pamjeve ka shërbyer edhe si indicje për fillimin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i këtij procedimi është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, i pandehuri Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 (njëqind mijë) lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare.

Veprimet hetimore të këtij procedimi penal janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit të Posaçëm.

Etiketa: SpakvartesVeliaj

Lajme të lidhura

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Para
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës

Kurti ironizon Ramën: Ballkoni i Hapur i qeverisë mbetet i hapur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com