GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

1 ton kokainë në San Paolo, bosi shqiptar arratiset drejt Bolivisë

18:25 - 15/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
1 ton kokainë në San Paolo, bosi shqiptar arratiset drejt Bolivisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

1 ton drogë që dyshohet se zotërohej nga trafikanti shqiptar Altin Drimadha janë kapur nga policia në Brazil dhe Portugali.

Më 7 qershor u sekuestruan 350 kg kokainë nga policia braziliane. Policia çarmatosi fillimisht dy vendasit që e ruanin, ndërsa droga ishte e paketuar nëpër kuti ‘Louis Vuitton’. Bashkë me kokainë, u kap edhe 230 mijë dollarë.

Ndërkohë që në një jaht në Portugali u sekuestrua 650 kg kokainë të tjera, po ashtu që dyshohet se kishin lidhje me Drimadhën. Bashkë me Altin Drimadhën dyshohet se është i përfshirë edhe një tjetër shqiptar. Ai është identifikuar nga tatuazhi që ka në trup, por mediat ende nuk i kanë zbuluar emrin. Megjithatë ai dyshohet të jetë kreu i organizatës me bazë në Australi, por me nisjen e aksionit dyshohet se shqiptari ka kaluar kufirin e Brazilit dhe ndodhet në Bolivi.

Policia Federale e Brazilit (PF) në bashkëpunim me hetuesit e DEA-s prej disa kohësh po hetonin, ndiqnin dhe kryenin një sërë hetimesh për shqipëtarin, madje dhe i kanë gjetur vendin ku fshihej në Sao Paulo, i mbrojtur nga lagjet e Bandave. Mirëpo në momentin që hynë në zonë për ta prangosën dhe pasi çarmatosën 2 burra që ndodheshin brenda shtëpisë. Në shtëpinë e tij u gjetën 350 kokainë dhe paratë. Po ashtu, u gjetën edhe 2 telefona celularë të koduar, 2 pushkë AK 47, një USB me një video ku bashkëpunëtorët e Altin Drimadhës kishin filmuar qartë operacionin e ngarkimit në portin e Sao Paulos, të një sasie të pacaktuar kokaine në atë kohë, pra si, kur, në cilën varkë, ku dhe me çfarë kodi e kishin fshehur drogën. Nga aty, u zhvillua aksioni për jahtin me kokainë.

Ekspertët e policisë federale braziliane me të gjetur USB-në e analizuan përmbajtjen e videos u identifikua jahtin Oceanic Panfilo, zbuluan se ai lundronte me flamur maltez, zbuluan që fillimisht ishte nisur muaj më parë nga porti i Monte Carlo me 13 persona në bord, duke përfshirë një ekuipazh prej 7 personazh dhe një grup prej 6 studentësh të filozofisë. Të gjithe ishin të apasionuar pas Mesdheut dhe kishin fituar një bursë nga një universitet në Australi. Sipas itinerarit të bërë, ata lundruan në fillim gjatë vijës bregdetare spanjolle, më pas përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe rreth ishujve Kanarie, për t’u nisur më në fund në Oqeanin Atlantik, duke synuar portin e shtetit të Sao Paulos si destinacionin e tyre përfundimtar. Po ashtu, rruga shtesë detare Sao Paulo-Lisbonë e zbuluar brenda përmbajtjes së USB-ve që u mundësoi autoriteteve braziliane të lajmëronin menjëherë homologët e tyre portugez për të kapur, ndalur dhe kontrolluar jahtin gjatë ndalesës së tij në Lisbonë, përpara se të lundronin nëpër oqeane për të zbritur përfundimisht në Brisbane, Australi, në gusht, sipas planit.

Më 8 qershor, sapo ky i fundit hyri në ujërat ndërkombëtare portugeze të Oqeanit Atlantik, Njësia e Kontrollit Bregdetar të Gardës Kombëtare Republikane mbërriti me mjetet ujore ushtarake, duke pohuar juridiksionin e saj mbi ndalimin e menjëhershëm të jahtit, arrestoi trembëdhjetë personat në bord dhe menjëherë kërkuan provat materiale të përmbajtjes së siguruar të filmimit. Por është shqiptari i paidentifikuar ai që kërkohet, pasi dyshohet se koordinon trafikun në nivelin më të lartë.

Etiketa: San Paolotrafik droge

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Para
Ndryshime në qeveri, kush është zv.ministrja e re e emëruar

Ndryshime në qeveri, kush është zv.ministrja e re e emëruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25

Në shumë vende evropiane tashmë po aplikohet ulja e orarit të punës në 36, madje edhe 34 orë në javë,...

Lexo më shumë
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com