GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

1 vit pas përurimit, ARRSH shpenzon 800 mijë euro plus për tunelin e Skërficës

13:59 - 18/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucioni i drejtuar nga Evis Berberi ka publikuar në regjistrimin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike procedurën me objekt “Mirëmbajtja e Rrugës Kardhiq-Delvinë, Loti-7 (Tuneli)”, me fond limit 86.870.520 lekë të reja.

 

Diçitura: Tenderi 800 mijë euro për mirëbajtjen e tunelit të Skërficës

 

Tuneli i Skërficës u hap në verën e vitit 2022, në një ceremoni pompoze, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ceremonia për hapjen e tunelit u zhvillua, edhe rruga Kardhiq-Delvinë u hap, por ajo ende nuk është përfunduar, duke forcuar përshtypjen se kryeministri Rama, në funksion të propagandës, është tipiku i personazhit që “i lë rrugëve, rrugët”.

Diçitura: Rama e Balluku në ceremoninë e hapjes së tunelit të Skërficës

 

Dëshmi konkrete është pikërisht procedura 800 mijë euro për mirëmbajtjen e një tuneli, i cili ende nuk e ka mbushur vitin që është përfunduar.

Loti i 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë, më saktësisht ndërtimi i tunelit të Skërficës, u ka kushtuar shqiptarëve rreth 20 milionë euro.

Autoritetit Rrugor Shqiptar shpalli tendering për “Ndërtimi Loti 7 i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë” u shpall në prill të vitit 2019, me fond limit 2.332.573.946 lekë të reja ose mbi 20 milionë euro.

Tenderi u përfundua në gusht të atij viti. Në garë morën pjesë 6 konkurentë. Fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Gjoka Konstruksion” – “Cobial” – “Gr Albania” – “Geoportal”, me ofertë ekonomikë në vlerë 1.789.598.000 lekë të reja.

 

Skandali i Lotit 7

Në janar të vitit 2020, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor Sonila Qato për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvin.

Pas auditimit të tenderit, KLSH ka kërkuar hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga kompania “Gjoka Konstruksion”.

Tenderi për lotin e 7, të rrugës Kardhiq-Delvinë, u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në qershor të vitit të kaluar. Në garë morën pjesë 6 kompani, dhe ofertat e paraqitura prej tyre varionin nga 15 deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

 

Diçitura: Tenderi 20 mln euro i tulenit të Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë

 

ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta, me pretendimin se nuk përmbushnin kriteret teknike duke shpallur fituese ofertën më të lartë, përkatësisht atë të kompanisë italiane IRCOP, pas të cilës qëndronte kompania shqiptare vëllezërit Hysa. Kjo kompani kishte ofruar ta ndërtonte tunelin për 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët e dhënë nga “Konsorciumi Cobial” dhe “Gjoka Konstruksion.

Sipas Kontrollit te Lartë të Shtetit për katër kompani skualifikmi ka qenë i drejtë pasi nuk përmbushnin kriteret, ndërsa oferta më e ulët ajo e “Konsorciumit të Cobial” dhe “Gjoka” është skualifikuar në kundërshtim me ligjin. Demi sipas KLSH vlerësohet plot 5 milion euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Përplasjet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, patën çuar ne largimin e zonjës Qato nga drejtimi i ARRSH pak muaj me parë. Ky është kallëzimi i dytë penal ndaj zonjës Qato, pasi më parë ajo është kallëzuar penalisht edhe nga kompania “Gjoka Konstruksion”, një dosje që u hetua nga SPAK.

 

Qato në SPAK

Në tetor të vitit 2020, ish-drejtoresha e ARRSH-së njëkohësisht edhe ish-ministrja e Shtetit, Sonila Qato është paraqitur sot në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj.

Ajo u shpreh se ishte thirrur në SPAK për çështjen e shkeljeve në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ku u mor në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

“Nuk isha njoftuar për ndonjë konferencë, është një procedurë që ka nisur me dorëheqjen time, dhashë detaje, procedura e kallëzimit është e Kardhiq-Delvinës, u pyeta si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Çështja është për shkelje të barazisë në tendera”, tha Qato në atë kohë.

Por, në Shkurt 2023, SPAK e mori të pandehur Sonila Qaton dhe disa ish-bashkëpunëtorë të saj. Qato akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, ndërsa dosja është mbyllur pak javë më parë nga Prokuroria e Posaçme që ka çuar për gjykim 10 persona që u morën nën hetim.

SPAK ka gjetur elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 milionë euro.

 

Diçitura: Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, duke dalë nga ambjentet e SPAK

Të pandehur të tjerë në këtë çështje, përveç Qatos, janë edhe Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari, Almir Hoxhaj, Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti dhe Admir Pahumi. Hetimet për dosjen kanë zgjatur 3 vite nën drejtimin e prokurorit Altin Dumani, i cili është prej dhjetorit edhe kreu i ri i SPAK. Kallëzimi penal për Qaton u bë në SPAK në muajin shtator 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se u përjashtua në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga prokurimi.

 

Lexo edhe: Aksi i të papriturave/ ARRSH shton fshehurazi 470 milionë lekë për rrugën Kardhiq-Delvinë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimARRSHfondKardhiq - DelvineSONULA QATOtender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Sulmi ndaj Prengës, babai i autorit: Vëllai i ish-deputetit më rrahu për 2 vota

Sulmi ndaj Prengës, babai i autorit: Vëllai i ish-deputetit më rrahu për 2 vota

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com