GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

17:10 - 16/04/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka edhe më keq…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lutfi Dervishi

10 – Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën, gjithkush thuajse e di se çfarë ka për të thënë. Ata që i ftojnë nuk presin prej tyre analiza të thella, komente të balancuara, apo pikëpamje interesante. Jo, ata janë ftuar për të bërë “skandal”, për të bërë sherr me njëri-tjetrin dhe për të tërhequr vëmendjen që prodhon klikime, e klikimet para për pronarët.

9 – Ata që juve ju duken burime informacioni, janë njerëzit më të painformuar në vend. A e keni vënë re ndonjëherë se si disa palaço duket se kanë një mendim për pothuajse çdo gjë, madje edhe kur ata nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin? E keni vënë re se përdorin 200-300 fjalë dhe duket sikur kanë shpikur rrotën? Provoni t’i pyesni për diçka që shkon përtej patetizmave.

8 – Totalisht të pasjellshëm. Fyejnë të ftuarit, fyejnë drejtuesin/drejtuesen e programit, por mbi të gjitha fyejnë shikuesit dhe dëgjuesit. Këta qenie janë të aftë për të treguar mungesë totale respekti për njerëzit që kanë rreth vetes.

7 – Unë, unë, unë… Janë të interesuar vetëm për të promovuar veten dhe me këtë gënjejnë njerëz duke u hequr si avokatë/ekspertë/inxhinjerë/mjekë. Janë aty për t’i rrymbyer kohën të ftuarve të tjerë dhe sigurisht edhe shikuesve.

6 – Betejë për vëmendje. Nuk vrasin kurrë mendjen se çfarë thonë, sepse qëllimi është vetëm të shihen, të jenë të pranishëm në çdo ekran dhe gjëja e fundit që i intereson është: Tema për të cilën janë ftuar të flasin.

5 – Sherrxhinj. Ata gjithnjë bëjnë deklarata nxitëse me qëllim ngjalljen e urrejtjes. Nuk ka asnjë rast që të flasin për dialog, paqe dhe mirëkuptim.

4 – Të papërgjegjshëm. Kur ata bëjnë deklarata të tipit “kodra pas bregut” ose kur përhapin rrena apo konspiracione, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ato që thonë. Nuk ka asnjë rast që të kenë bërë prapaktheu për gabimet ose të kenë pranuar se “parashikimet” e tyre nuk kanë dalë pavarësisht kostos publike që kanë dhënë.

3 – Janë të dëmshëm. Disa nga këta palaço nuk janë thjeshtë të bezdisshëm ose fyes, janë edhe të rrezikshëm pasi me sajesat dhe idiotësitë e tyre mund të shkaktojnë dëm tek të tjerët.

2 – Të mërzitshëm. Po bëhen të mërzitshëm si po i ngjajnë “deleve që i qeth një bari”. Megjithëse nuk ngjajnë nga pamja, duket sikur lexojnë të njëjtin tekst. Riciklojnë veten pa thënë asgjë të re dhe interesante. Madje risjellin histori të së shkuarës duke e vendosur veten në ngjarje që do të donin të kishin qënë për të bërë kthesat e mëdha të politikës a medias.
Dhe arsyeja numër një pse producentët televizivë duhet të mendojnë dy herë përpara se të ftojnë palaçot në studio:

1 – Janë qesharakë. Po, madje as për të qeshur nuk bëjnë aq shumë sepse kufiri mes komikes dhe tragjikes është neveria. A nuk është koha për të rinovuar studiot televizive?
Dhe e fundit, ju që i ftoni mos mendoni se talleni me ta. Rusët kanë një fjalë të urtë: nëse fton në vallëzim ariun, është ariu që vendos se kur do të mbarojë tangoja.

Etiketa: DervishiOpinionTV

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Arsenal dështon sërish, buzëqesh City

Arsenal dështon sërish, buzëqesh City

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com