Kryeministri Edi Rama i është bashkuar listës së politikanëve që kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e 10 jetëve në spitalin e Tetovës.
Duke e quajtur një tragjedi atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, Rama shkruan se u përcjell një përqafim vëllazëror komunitetit tetovar dhe të gjithë popullit Maqedonas të Veriut.
“MIRËMËNGJES
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, shkruan Rama në Facebook.