GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

10 thënie të mençura nga Ernest Heminguej

13:23 - 02/12/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
10 thënie të mençura nga Ernest Heminguej
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


Shkrimtari amerikan shumicën e krijimeve e shkroi mes viteve 1920-1950 dhe në vitin 1954 fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe gjithashtu atë Pulitzer. Heminguej jetoi mes rrezikut dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, dhe u plagos gjithashtu në luftën e dytë botërore
Ernest Miler Heminguej ishte një shkrimtar amerikan dhe gazetar. Ai lindi më 21 korrik të 1899 dhe vdiq më 2 korrik të 1961, 19 ditë para se të mbushte 61 vjeç. Stili i tij ekonomik dhe i shpenguar pati një influencë të madhe në krijimet letrare të shekullit të 20-të, ndërkohë që jeta e tij plot me aventura dhe imazhi publik influencuan brezat e ardhshëm. Ai shumicën e krijimeve e shkroi mes viteve 1920-1950 dhe në vitin 1954 fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe gjithashtu atë Pulitzer. Ai publikoi 7 romane, 6 përmbledhje tregimesh të shkurtra dhe dy punime jo letrare. Pas vdekjes së tij u publikuan edhe tre novela, 4 përmbledhje të shkurtra me tregime dhe tre punime jo letrare. Shumë nga punët e tij konsiderohen si vepra klasike të letërsisë amerikane. Më 2 korrik të viti 1961, në Ketchum, Idaho ? Ernest Heminguej u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, goditur në kokë me armë gjahu. Gruaja e tij, Maria, tha se shkrimtari vrau veten aksidentalisht ndërsa po pastronte armën. Heminguej ishte gjahtar i përkushtuar dhe ekspert për armët e zjarrit. Edhe i atij i tij, Dr Clarence E. Heminguej, gjithashtu kishte qenë i dhënë pas gjuetisë; edhe ai qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 1928 në moshën 57 vjeç. Heminguej jetoi mes rrezikut dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit. Në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos në një aksident me makine gjatë një nate bombardimesh. Heminguej gati vdiq nga helmimi i gjakut gjatë një safari afrikan; ai dhe gruaja e tij shpëtuan gjallë nga një aksident ajror në vitin 1954. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e gazetarit, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.


1- Fisnikëria “Nuk ka asgjë fisnike tek të qenit superior ndaj shokut tuaj. Fisnikëri e vërtetë është të qenit superior ndaj ish-vetes tuaj”.
2- Udhëtimi “Është mirë që udhëtimi të ketë një fund, por në fund është vetë udhëtimi ai që ka rëndësi”.
3- Shqetësimi “Shqetësohuni nga pak çdo ditë, do të humbisni dy vite nga jeta juaj. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse mundeni. Mësojeni veten që të mos shqetësoheni sepse shqetësimi nuk zgjidh asgjë”.
4- Dëgjimi “Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë nga dëgjimi me kujdes. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë”.
5- Shkrimi “Nëse një shkrimtar di mjaftueshëm në lidhje me atë që po shkruan, ai mund të evitojë atë që di. Dinjiteti i lëvizjes së një ajsbergu qëndron vetëm në faktin se një e nënta e tij është mbi ujë”.
6- Guximi “Kurajoja është lavdi nën presion”.
7- Humori “Një burrë duhet të jetë shumë herë i dënuar në mënyrë që të shkruajë një libër vërtet qesharak”.
8- Jeta “Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë vetëm detajet se si dikush e ka jetuar jetën dhe se si ka vdekur që na dallojnë nga njëri-tjetri.”
9- Librat e mirë “Të gjithë librat e mirë kanë një gjë të përbashkët: Ngjarjet e tyre janë më të vërteta, sesa nëse do të kishin ndodhur realisht”.
10- E sotmja “E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet ajo që do të bëni sot”.

Lajme të lidhura

Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ‘Ujit të Bekuar’ në Fier, kryqi kapet sërish nga 18-vjeçari
Aktualitet

Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ‘Ujit të Bekuar’ në Fier, kryqi kapet sërish nga 18-vjeçari

11:39 - 06/01/26
Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX
Art & Kulturë

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

11:41 - 28/12/25
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme
Aktualitet

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme

07:45 - 25/12/25
Para
Vrasja në Shkodër, ish-deputeti dyshohet se u ndoq disa ditë

Atentati i Pashko Ujkës, çfarë zbuluan kamerat dhe ku janë përqendruar hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)

09:37 - 12/01/26
Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com