GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

10 urdhëresat për deputetët dhe ministrat e ardhshëm

11:46 - 10/09/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Nëntë muaj para zgjedhjeve gjithkush e ka të qartë se politika e vjetër duhet lënë menjanë. Koha nuk vjen pas njerëzve, njerëzit shkojnë pas kohës.

Ditët kur dija, përvoja, ekspertiza apo ndonjë lidhje sado e vogël me realitetin kishin ndonjë peshe në rrugën për t’u bërë deputet, kane ikur një herë e për gjithmonë.

E ardhmja është këtu, e veshur me filtra, hashtag-e dhe adresa fallco.

1. Adhuro Algoritmin

Harro, rregullin, kodin, ligjin, kushtetutën madje edhe vetë votuesit.

E vetmja gjë që mund të të bëjë të zgjidhesh është te kuptosh si “punojnë” algoritmet.

Si ecin “story” në instagram, reels në Facebook, kercimet në TikTok. Duhet të ndjekësh algoritmin!

Nëse video duke i dhënë maces ujë me bishtin e lugës bëhet virale atëherë lë çdo punë tjetër dhe merru me macet.

2. Gjashtë Foto në Instagram… çdo ditë

Doza minimale e angazhimit politik është gjashtë foto në ditë. Po, gjashtë.

Qoftë një takim i inskenuar me fermerë ne Lushnjë që nuk i ke takuar kurrë, apo një foto “spontane” duke mbajtur një lopatë nga bishti. Dukja është gjithçka.

Mund të botosh edhe një foto ku dukesh mendueshem ndërsa lexon një libër. Kujdesu që libri të mos dalë me koke poshtë.

3. Katër citate/keshilla në X

Idealisht duhet që të jenë thënie motivuese që duken të thella por që s’kanë asnjë kuptim, ose dykuptime. Diçka si #vetëmpërpara #shumëbëmëshumëdobëjmë #menjerëzitpërnjerëzit #ediramasyshqiponjë

4. Pesë postime në Facebook

Facebook është vendi ku mblidhen gjeneratat më të vjetra, por mos harro janë votuesit me të rregullt. Kështu që duhen të paktën pese postime: Një duhet të përfshijë një deklaratë të vagullt nostalgjike si, “e mbani mend greminen ku kemi qene një dekadë më parë?” Postimi i dytë duhet të jetë një këshillë shëndetësore me hashtagun #shendetesifalas. I treti? Një foto familjare që tregon se je ende një me popullin. Foto e katërt: një inspektim në kantiere #shqiperiapondryshon dhe foto e peste: një pamje çfarëdo me #skakohëpërpushim

5. Katër performanca në TikTok

Politika nuk është më debat; tani është edhe valle. Mesazhi: njerëzit nuk kanë halle. Duhet të paktën katër video në TikTok që tregojnë aftësitë e tua ritmike për të provuar që je në kontakt me rininë dhe pleqërinë. Qoftë një sfidë kërcimi apo një dublim i një fjalimi të famshëm politik, populli duhet të shohë përkushtimin tënd për artin.

6. Tre adresa rezervë

Çdo deputet duhet të ketë të paktën tre streha emergjente në rast se ndodh diçka. Këto adresa perdoren për të nisur lavderimin e postimeve të tua ose përgjigje rrufe ndaj ndonjë rrufjani që kritikon

7. Debat me komentuesit

Harro debatet formale, debatet mediatike apo platformat politike reale. Vlera jote si deputet nuk do të gjykohet sa shpesh shfaqesh në panele të debateve televizive por sa mençurisht i përgjigjesh komentuesve në rrjete sociale.

8. Pastro LinkedIn

Mos harro, imazhi yt publik është i pastër si bora e sapo rënë, kështu që çdo histori e çdo forme punësimi apo skandali duhet të fshihet plotësisht. LinkedIn është për “lidhje”, jo për ndershmëri. Titujt e punës duhet të përfshijnë “Visionar,” “Guru i Politikave,” dhe “Lider i Mendimit Strategjike,” “Influencues”

9. Photoshop-i dhe filtrat, miqtë e tu më të mirë

Është 2024, dhe askush nuk pret autenticitet. Photoshop çdo defekt, çdo sfond, dhe, kur është e nevojshme, edhe gjithë tubimet politike. Nuk erdhën njerëz në takim? S’ka problem—shto disa fytyra të buzëqeshura shtesë, ose shkruaj se këtë radhë takove strukturat. Përdor pa dogane filtrat. Pak rëndësi ka nëse dukesh 10 apo 25 vjet më i ri.

10. Kurrë mos kërko falje

Rregulli i artë: mos kërko kurrë falje për asgjë. Nëse kapesh në një skandal, referoju urdhereses 6 dhe zhduku për disa javë. Kur të kthehesh, posto një citim të vagullt në X dhe një foto të perëndimit të diellit në Instagram. Prit që algoritmi të të falë.

Mos harro të bëhesh deputet nuk ka të bëjë me lidershipin, por me performancen ne rrjete sociale.
Ndiq këto dhjetë hapa, dhe një ditë edhe ti do ta injorosh popullin dhe postimet e shoqëruar me hashtag dhe filtra do të dërgojne në Parlament.

/Marrë nga “FB” i autorit/

Etiketa: Edi RamaLutfi Dervishiqeveria rama

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Hetimet belge: Zyrtarë të lartë të Tiranës takim me bosët e krimit për ndërtimin e kullave

"Kulla te Selman Stermasi”/ Hijet e planit: Kush janë oligarkët që kanë bërë pazar me dyshen Rama-Veliaj?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com