GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

10 vatra aktive zjarri në Lezhë, Kukës dhe Pukë prej 24 ditësh, helikopterët po punojnë për shuarjen e tyre

07:08 - 16/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
10 vatra aktive zjarri në Lezhë, Kukës dhe Pukë prej 24 ditësh, helikopterët po punojnë për shuarjen e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

24 ditë dhe në Shqipëri ende ka vatra zjarri që janë aktive dhe po rrezikojnë banesat pranë. Të gjithë vendin po punohet për shuarjen e 10 vatrave masive të zjarrit, një pjesë e të cilave janë të reja dhe një pjesë janë favorizuar nga era e fortë.

Ditën e djeshme një vatër e re zjarri është shfaqur, nën ndikimin e erës në Malin e Tërbunit të Bashkisë së Pukës, e cila rrezikoi kurorën e qytetit, por nuk ka rrezik për banesa.

Prej një jave situata vazhdon të jetë e rënduar edhe në fshatin Patalej të Lezhës. Pasditen e së shtunës dhe gjatë së dielës, si pasojë edhe e erës, flakët kanë zgjeruar territorin e tyre edhe në fshatin Molung, i cili shtrihet në Bashkinë e Mirditës. Në këtë zonë janë djegur rreth 30 hektarë shkurre. Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, ushtria dhe shërbimi pyjor, ndërsa gjatë së dielës ka pasur ndërhyrje edhe nga ajri me anë të helikopterëve. Autoritetet thonë se flakët janë nën kontroll.

Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi edhe në Verilindje të fshati Lalm të Lezhës dhe në Katund të Vjetër në zonën e Mirditës. Në këto fshatra nuk rrezikohen banesa. “Ka filluar ndërhyrjen nga ajri helikopteri çek për izolimin e zjarrit e më pas do të ndërhyhet me forca ushtarake e bashkiake për të bërë krehjen e plotë të perimetrit të vatrës, në mënyrë që të bëhet izolimi i plotë”, sqaron ministria. Era ka ndikuar në përhapjen e flakëve në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Gjithashtu, flakët kanë djegur edhe 140 hektarë kullota. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse nëpërmjet tokës është e vështirë, ndërsa në aksion për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter holandez. Edhe në këtë zonë kanë ndërhyrë Forcat e Armatosura në përpjekje për vënien nën kontroll të flakëve. Situatë problem- atike nga zjarri paraqitet edhe në fshatin Flet të Fushë-Arrëz- it. Prania e linjës së tensionit të lartë ka pamundësuar ndërhyrjen e helikopterit holandez, i cili ka ndërprerë punën për shuarjen e kësaj vatre zjarri.

Etiketa: helikopterevatra zjarri

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Tërmeti në Haiti/ Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkon në 1297 numri i viktimave

Tërmeti në Haiti/ Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkon në 1297 numri i viktimave

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com