GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

10 vjetori i vdekjes së kapitenit Feti Vogli/ Peçi: Na qëlluan pas shpine

15:14 - 20/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
10 vjetori i vdekjes së kapitenit Feti Vogli/ Peçi: Na qëlluan pas shpine
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e ushtarit Feti Vogli në Afganistan, ku ai kishte shkuar për shërbim, si pjesë e grupit që Shqipëria dërgoi atje.  Ditën e sotme kolegu i të ndjerit, ish- ushtari Aleksandër Peçi ka rrëfyer më shumë detaje nga ngjarja e tmerrshme.

Ai ka treguar gjatë një interviste televizive sesi ndodhi ngjarja ku mbeti i vrarë Vogli dhe vetë, Peçi i cili ishte i pranishëm në atë aksion, mbeti i plagosur në trup dhe në fytyrë. Ai ka thënë se ishin në fshatra të thellë dhe në atë momente u gjetën të papërgatitur, për shkak se ushtarë të infiltruar nga talebanët i qëlluan nga pas.

“Gjatë rrugës në një nga fshatrat e thellë të Afganistanit, kemi ndaluar në një spital në një qendër shëndetësore dhe po bëhej rihapja e saj pasi ishte bërë restaurimi pasi u rimor nga talebanët.

Më tej kishte tepër probleme, shkretëtire, ngecje makinash, ishte një ditë e zymtë. Pasi arritëm në fshat ne kishim për detyrë si forcë speciale të shoqëronim dhe të ruanim zonjën amerikane që kishte ardhur për të parë restaurimin e një shkolle.

Unë dhe kapiten Feti Vogli ishim jashtë duke bërë perimetrin e sigurisë. Pas nesh ishin policët afgane. Në atë moment morëm plagët e para nga policët pas shpinës tonë. Kapiteni Feti Vogli mori plagën vdekjeprurëse në qafë ndërsa ne morëm plagë në trup. Pas dëshmisë së dhënë nga ai agresor doli që ishte një polic i infiltruar nga talebanët në rradhët e policisë afgane.

Ishim të papërgatitur sepse ishte hera e parë që ndodhte që policia afgane të sulmonte forcat e NATO-s. Unë në atë ngjarje kam marrë 4 plagë në trup dhe 1 në fytyrë. Më është dashur të qëndroja një vit në spital që të rikuperohesha në Gjermani. Pastaj edhe në Shqipëri kam bërë terapi dhe më pas një ndërhyrje në Turqi”, tregoi ai.

Sakaq, kujtojmë se presidenti i vendit llir Meta ka përkujtuar sot 10 vjetorin e vdekjes së Feti Voglit, duke e konsideruar si një nga heronjtë më guximtar që dha jetën për të sjellë paqe.

Etiketa: Aleksander PeciFeti VogliheroPerkujtim

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Kosova hedh poshtë deklaratën e Rusisë për “mercenarë” të rekrutuar në Donbas

Kosova hedh poshtë deklaratën e Rusisë për “mercenarë” të rekrutuar në Donbas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com