GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“100 mijë euro për 1 këngëtar”/ Kallëzohet në SPAK Rama për mitingun e Athinës

13:00 - 16/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“100 mijë euro për 1 këngëtar”/ Kallëzohet në SPAK Rama për mitingun e Athinës

Edi Rama dhe Rigels Kurti, një nga këngëtarët që performoi në takimin e Athinës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme lidhur me takimin elektoral që zhvilloi në Athinë. Kallëzimi u depozitua në SPAK nga përfaqësues të opozitës, të cilët u shprehën se shkeljet ligjore të Ramës lidhen me fondet monetare, sipas tyre të shpërdoruara nga buxheti për këto aktivitete dhe detyrimin e administratës për të ndjekur fizikisht kryeministrin.

“Një emision investigativ ka nxjerrë me zë dhe figurë titullarë dhe drejtues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri të cilët kanë mbushur furgonat autobusat kanë detyruar administratën të shkojë në takimin e kryeministrit në Athinë. Kjo është një gjë e patolerueshme për opozitën shqiptare. Kryeministri nuk mund të vazhdojë të manipulojë vjedhë votat e shqiptarëve dhe atë që ka bërë në Shqipëri tashmë kërkon ta bëjë në diasporë. Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK”, tha për gazetarët anëtari i Kryesisë së PD-së, Indrit Hoxha.

“2 mln euro nga buxheti për mitingjet e Ramës”

“Shifrat kalojnë vlerën mbi 2 milionë eurove që kryeministri do të zhvillojë në të pestat takimet që kryeministri do të zhvillojë, në Athinë, Milano, Londër, Duseldorf për agjendën që ka paraqitur, por përveç vlerës ekonomike ka të bëjë me detyrimin e administratës publike i cili i organizon dhe i çon nëpër këto vende për të mbushur sallat e luksit nëpër këto takime show në cilësinë e Kryetarit të PS dhe jo të kryeministrit të vendit dhe nuk i kanë asnjë borxh qytetarët shqiptarë se përse duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për këto vlera monetare Kryetarin e PS-së”, shtoi ai.

“100 mijë euro për një këngëtar”

Adriana Kalaja solli të tjera detaje lidhur me fondet e shpenzuara nga kreu i qeverisë për pagesat e këngëtarëve, që Rama i mori me vete në takimin e Athinës.

“Kemi një informacion se vetëm një nga artistët që ka marrë pjesë në këtë takim është paguar 100 mijë euro”, tha Kalaja. “Ne e quajmë një fyerje për gjithë publikun. Për të kryer interesat e tij të tallavasë Edi Rama paguan me taksat tona shumë prej 100 mijë euro vetëm një artist”, shtoi.

Ajo saktësoi se përveç Ramës, të kallëzuar në SPAK janë edhe kryebashkiakë “të cilët janë evidentuar me zë dhe figurë se kanë qenë jo vetëm pjesëmarrës në takim, por kanë detyruar administratën nën varësi të tyre të jenë pjesë e këtij takimit”.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte
Breaking Views

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Para
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Berisha sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26

Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, ka reaguar për herë të parë me anë...

Lexo më shumë
Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com