GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“11.7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene u konsumuan”, PD: AKU ishte në dijeni, reagoi me vonesë

18:54 - 23/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“11.7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene u konsumuan”, PD: AKU ishte në dijeni, reagoi me vonesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e AKU-së për heqjen e nga tregu të disa lloj akulloresh akulloreve të paketuara që përmbanin lëndë kancerogjene. Selia blu duke reaguar përmes Dhurata Çupi, thotë se ky vendim është i vonuar i AKU-së dhe se kjo ndodhi për shkak të Korrupsioni masive në këtë institucione.

Çupi thotë se alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE, por produktet e kompanisë që u tërhoq nga tregjet e BE-së, janë futur në territorin shqiptarë. Kjo situatë sipas saj, vjen edhe për shkak të emërimeve politike, jo profesionale dhe praktikat korruptive të inspektimeve, si dhe kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe pasiguri në konsumimin e produkteve.

“Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Plot 11.7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri. Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke, njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.

Po ashtu, një investigim i Qendrës “Alert” përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara. Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve.  Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore” – tha Çupi.

Gjatë ditës së sotme AKU njoftoi se totali i akulloreve të paketuar me lëndë kancerogjene që kanë hyrë në vendin tonë kap sasinë prej më shumë se 16 ton dhe nga këto mbi 11 ton janë konsumuar nga qytetarët, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar. Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga Komisioni Europian, pasi analizat rezultuan se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. 

Etiketa: akullorekancerogjenereagoi

Lajme të lidhura

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Para
“I thamë PO”/ Strehimi i afganëve në Shqipëri, Rama e pranon: Është e vërtetë, SHBA na e kërkoi

Hodhën gazin lotsjellës, Rama mbron këngëtarin serb: Një histeri fashiste, e turpshme për qytetarët shqiptarë

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com