GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

11 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga rrëshqitja e dheut

18:10 - 04/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
11 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga rrëshqitja e dheut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në rajonin malor Ratsa të Gjeorgjisë, sipas raportit të fundit nga autoritetet e vendit.

“Trupat e 11 personave u gjetën si pjesë e operacioneve të kërkim-shpëtimit”, njoftoi ministria e brendshme e Gjeorgjisë. Numri i mëparshëm zyrtar ishte gjashtë të vdekur.

Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në Gjeorgji

“Është një situatë shumë e vështirë,” tha për mediat kryeministri i vendit Irakli Garibashvili, i cili vizitoi zonën e katastrofës dhe urdhëroi ushtrinë të bashkohej me operacionet e kërkimit. Kryeministri tha se autoritetet e kerkim-shpetimit ishin ende në kërkim të rreth 30 personave të zhdukur

Rrëshqitja e dheut ndodhi dje pas shirave të rrëmbyeshëm disa ditësh pranë një hoteli në Sovi, një destinacion i vogël turistik në malet e rajonit Ratsa. Rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme në banesa, linja elektrike, rrugë dhe ura.

“Është një mrekulli që mbijetuam,” tha Mariam Berianindze, 26 vjeç, për mediat gjeorgjiane, duke thënë se ajo kaloi “2 orë gjysmë të varrosur” në baltë. “Tre persona u fshinë para syve tanë dhe shpresoj të gjenden të gjallë”, shtoi ajo.

“Për të dytën ditë radhazi, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon me pjesëmarrjen e rreth 400 zjarrfikësve dhe pjesëtarëve të njësive të ndryshme policore”, sipas Ministrisë së Brendshme.

“Punonjësit e MPB-së janë duke evakuuar qytetarët nga zona e fatkeqësisë”, thuhet në njoftimin ku thuhet se nga vendi i ngjarjes janë evakuuar mbi 140 persona.

Etiketa: Gjeorgjirreshqitje dheu

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!

Lutfi Dervishi: Premtuan rrugë e s’e bënë, vetëm mashtrojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me...

Lexo më shumë
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com