GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

110-vjetori i Kuvendit të Junikut/ Meta dhe Osmani: Duke vlerësuar të kaluarën mund ta ndërtojmë…

14:10 - 23/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
110-vjetori i Kuvendit të Junikut/ Meta dhe Osmani: Duke vlerësuar të kaluarën mund ta ndërtojmë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme ndodhej në Kosovë ku së bashku me Presidenten Osmani morën pjesë në 110-vjetorin e Kuvendit të Junikut. Presidentja Osmani tha se në këtë përvjetor është koha të rikujtojmë pjesëmarrësit e Kuvendit. Sipas Osmanit, Kuvendi i Junikut u mbajt në një moment vendimtar për Shqipërinë prandaj hyn në rrjedhën e ngjarjeve të rëndësishme historike.

“Kuvendi i Junikut shënon jo vetëm një datë historike, por një pikë orientimi për veprime kulturore. Ai shërbeu edhe si udhë-rrëfim për shumë vajza që dhanë jetën për Atdhe. Përkushtimi dhe trimëria e pjesëmarrësve të Junikut janë pikë reference e vazhdueshme nga e cila duhet të mësojë secili prej nesh. Ne duhet të kujdesemi që trashëgimia politike e këtij Kuvendi të shërbejë si udhërrëfyes për veprimin politik të këtij vendi. Vetëm duke vlerësuar të kaluarën ne mund ta ndërtojmë të sigurt të ardhmen tonë”, shprehet Osmani. 

Në fjalën e tij, Presidenti Meta u shpreh se çdo shqiptar krenohet me veprën e madhe dhe të lavdishme të burrave të Kombit të cilët para 110 viteve lëshuan kushtrimin në Junik për liri.

“Para 110 viteve në Kuvendin e  Juniku t, 250 burra të pendës dhe të pushkës, me në krye Hasan Prushtinën, Isa Boletinin dhe Bajram Currin dhe shumë patriotë të tjerë për 4 ditë dhe net debatuan dhe diskutuan për fillimin e një kryengritje të përbashkët në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e trojeve kombëtare. Në atë Kuvend, u lidh besa për çlirimin e trojeve shqiptare. Kuvendi i Junikut paraqiti platformën e pastër për çlirim. Treguesi i qartë ishin 12 pikat e programit të dalë nga Kuvendi i Junikut. Kuvendi i Junikut i parapriu këtij projekti madhor, kombëtar dhe pati kontribut të rëndësishëm për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Sot pas 110 vitesh kemi shumë arsye, e të jemi mirënjohës atyre patriotëve që treguan në kohë të vështira largpamësi dhe i dhanë dritë një projekti të rëndësishëm kombëtar. I gëzohemi Shqipërisë si vend anëtar në NATO. Ne i gëzohemi më së shumti të sakrifikuarës së madhe 110 vjet më parë, Kosovës, që sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, vend model. Ajo ecën e sigurt drejt integrimeve në institucionet ndërkombëtare. Ne jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë. Jemi për fqinjësi të mirë për fqinjët tanë, pa paragjykime. Po kështu kemi treguar se jemi të hapur me të tjerët, por edhe më të bashkuar me njëri-tjetrin. Ne ndodhemi para sfidave të mëdha, e ato sfida duhet t’i pranojmë. E përjetshme vepra e atdhetarëve tanë këtu në Kuvendin e Junikut. Rroftë populli shqiptar, suksese Kosovës dhe Këshillit të Evropës”, u shpreh Meta. 

Etiketa: Ilir MetaVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Broja “mbreti” i Premier League, statistika të pabesueshme

Broja i thotë lamtumirë Sauthemptonit: Ishit si një familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com