GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

111 vjet Pavarësi, Begaj: Shqipëria, më pranë BE. Inkurajoj SPAK të vijojë punën

20:41 - 28/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
111 vjet Pavarësi, Begaj: Shqipëria, më pranë BE. Inkurajoj SPAK të vijojë punën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka organizuar një pritje në Ditën e Pavarësisë, nga ku theksoi se 111 vjetori e gjen Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.

“Kjo ditë e gjen Shqipërinë një hap më pranë BE-së. Në këtë kontekst vlerësoj arritjet e Reformës në Drejtësi, e cila po jep rezultate dhe po krijon shpresë dhe besueshmëri tek publiku, por edhe tek partnerët tanë.

Inkurajoj strukturat e drejtësisë të vazhdojnë të punojnë me profesionalizëm dhe përkushtim. Besoj se komuniteti i BE-së do të veprojë me hapa konkretë në drejtim të përshpejtimit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo është jetike për ne dhe strategjike për BE-në”, tha ai.

Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv për paqe dhe bashkëpunim rajonal.

“Më lejoni ta mbyll këtë fjalë duke shprehur krenarinë se Shqipëria jonë me pasurinë e natyrës dhe dashamirësinë e njerëzve të saj, këtu ka qenë shekuj më parë, do të jetë këtu shekujt e ardhshëm, do të jetë këtu përgjithmonë. Zoti e bekoftë flamurin tonë, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh kreu i Shtetit.

Mesazhi i Presidentit

Kjo ditë e gjen Shqipërinë një hap më pranë BE-së. Në këtë kontekst vlerësoj arritjet e Reformës në Drejtësi, e cila po jep rezultate dhe po krijon shpresë dhe besueshmëri tek publiku, por edhe tek partnerët tanë. Inkurajoj strukturat e drejtësisë të vazhdojnë të punojnë me profesionalizëm dhe përkushtim. Besoj se komuniteti i BE-së do të veprojë me hapa konkretë në drejtim të përshpejtimit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo është jetike për ne dhe strategjike për BE-në.

Ballkani Perëndimor mbetet një vatër e ndjeshme për Evropën, që mund të shfrytëzohet nga faktorë të tretë për të shkaktuar pasiguri. Shqipëria do vijojë të luajë rolin e saj në sigurimin e paqes.

Kemi fatin të kemi dy shtete shqiptare në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën duhet të jetë sa më i ngushtë dhe përplotësues. Kemi edhe më shumë për të bërë për t’u ngritur në nivelin e pritshmërive të qytetarëve tanë. Faktori shqiptar ka dalë në një dritë të re në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare. Angazhimi ynë diplomatik duhet të ecë paralelisht me përmirësimin e jetës politike brenda dhe jashtë vendit. Shqipëria konkurron me vendet e tjera sa i përket burimeve të saj njerëzore. Ekonomia ka njohur rritje të mirë dhe vëmendje duhet të kushtohet për shëndetësinë, bujqësinë dhe arsimin.

Është po ashtu momenti që të sigurohet vota e diasporës dhe përfaqësimi i saj politik me reformën zgjedhore. Shqipëria nuk ndërtohet as me indiferentizëm dhe as pasivitet, por me punë. Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend, që kokëulur të punojnë për një Shqipëri që sundohet nga ligji, që ka prioritet të mirën e të gjithëve. Në jetën tuaj parlamentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar, nga kompromisi dhe jo nga konfrontimi, nga respekti dhe jo mllefi dhe mbi të gjitha nga përgjegjësia mbi të ardhmen dhe nga dashura për atdheun.

Etiketa: BegajpavaresiaSpak

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Mafiozi italian gati të falë ishullin në Dubai për t’i shpëtuar burgut

Mafiozi italian gati të falë ishullin në Dubai për t'i shpëtuar burgut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com