GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

12 muajt e fundit sfilitës të Beckenbauer, mezi fliste dhe…!

12:07 - 10/01/24
në Lajme, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
12 muajt e fundit sfilitës të Beckenbauer, mezi fliste dhe…!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Perandori i futbollit gjerman, Franz Beckenbauer mbylli sytë dy ditë më parë në moshën 78-vjeçare. Legjenda fitoi dy Topa të Artë dhe shijoi trofeun e Kupës së Botës me Gjermaninë si futbollist dhe trajner, duke qenë ndër tre njerëzit e vetëm në botë që e kanë bërë këtë gjë.

Dymbëdhjetë muajt e fundit nuk ishin më të mirat për Beckenbauerin. Ish-mbrojtësi daljen e fundit publike e kishte në 6 janarin e 2023 dhe prej atëherë ishte i shtrirë në shtrat pas disa operacioneve, duke pasur vështirësi edhe në të folur, kështu bën me dije Bild.

Po sipas “Bild”, Beckenbauer bëri daljen e fundit publike një vit më parë më 6 janar 2023. Hoteli “Kitzhof” në Kitzbuhel ftoi “Perandorin” dhe familjen e tij në një darkë tradicionale.

Në faqen e Instagramit, “Kitzhof” ka shpërndarë një foto ku shfaqet Franz Beckenbauer së bashku me djalin e tij Joel, gruan Heidi, drejtorin e hotelit Johannes Mitterer dhe shefin e kuzhinës Jurgen Bartl.

“Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer i ftoi njerëzit në një darkë me krap në #hotelkitzhof sot”, thuhej në postimin shoqërues në Instagram, dukshëm krenar për mirëseardhjen e perandorit në ambientet e tij.

Në këtë foto ai tashmë është një ‘hije e vetes’, qëndrimi i tij është paksa i përkulur dhe duket i dobët.

Gazeta Bild botoi këtë të mërkurë edhe fjalët e fundit publike të ‘Kaiserit” dhe janë nga parathënia e tij për një libër.

“Të dashur miq, Gjermania u bë kampione e botës për herë të katërt në vitin 1990. Personalisht, ai titull është shumë për zemër, jo vetëm sepse e fitova si trajner, por më shumë sepse kisha një ekip kaq unik.

Duhet të jeni 11 miq, u thashë lojtarëve, dhe ne ishim më shumë se thjesht miq, sepse zëvendësuesit, ndihmësit e trajnerëve, mjekët dhe stafi tjetër u bënë miq. Një grup i lidhur ngushtë, mund të thuhet.

Ne, anëtarët e asaj gjenerate, takohemi akoma rregullisht sot dhe ju e bëni atë vetëm me miqtë. Shpesh u tha se unë thashë vetëm një fjali në zhveshtore: ‘Le të shkojmë të luajmë futboll’. Ishte pak më shumë sepse fitimi i Kupës së Botës është një punë e madhe, kështu që ndonjëherë më duhej të isha pak më i zhurmshëm. Por, në thelb është e saktë sepse mund të jesh i suksesshëm vetëm nëse argëtohesh duke luajtur futboll”, thuhet në parathënien e librit.

Etiketa: Franz Beckenbauer

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Fundjava do të sjellë surpriza, meteorologia: Pas datës 15, kemi…

Fundjava do të sjellë surpriza, meteorologia: Pas datës 15, kemi…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com