GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

12 nëntori, stanjacioni i protestës

09:17 - 13/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
12 nëntori, stanjacioni i protestës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati/ Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe më e organizuar se e 7 korrikut, ajo nuk prodhoi dot efektin surprizë të së parës. Në 7 korrik përkrahësit e PD që u derdhën në bulevard arritën tre qëllime jo të vogla.

Së pari, ata i vunë vulën njëherë e mirë dilemës, nëse Berisha edhe pa zgjedhur strukturat e reja, qe në gjendje ta mobilizonte formacionin më të madh të opozitës.

Ai tregoi se, mirë apo keq, portreti dhe ftyma e tij janë ato të shumicës dërrmuese të partisë që drejton.

Së dyti, ajo dëshmoi se përpara idotësive alla Yuri Kim, për të vendosur se kush duhet ti prijë opozitës, idhtarët e “popullit më pro amerikan të kontinentit”, preferuan të sillen si “barëngrënës”, duke përqafuar konceptin demokratik të përzgjedhjes se liderve që duan vetë.

Pra, 7 korriku, realizoi një mision të madh: a i dha fund opozitarizmit fasadë për të rikthyer në skenë “armiqtë” realë të Edi Ramës.

Ndryshe nga katër muaj më parë, tubimi i kësaj radhe nuk kishte më për qëllim mbijetesën e ekuilibrave demokratikë në vend. Por dilemën se sa opozita reale, tashmë e konfirmuar dhe e zgjeruar bashkë me Partinë e Lirisë. Do të qe në gjendje ta sfidojë regjimin që sundon prej një dekade.

Në këtë kuptim, nga ky tubim nuk pritej. As denoncimi i vjedhjeve të Ramës. As thirrjet ‘poshtë monizmi”. Me të cilat Berisha i ftoi të brohorisnin në kor pjesmarrësit e shumtë. Dhe as premtimi se një ditë padroni i oligarkëve do të përfundojë në burg.

Përpara kësaj proteste, të paralajmëruar prej shumë kohësh. Shtrohej pikpyetja se sa do të qe në gjendje të kriste fasadën e strukturës autokratike të rilindjes.

Duhet pranuar se qoftë për nga forca e dhunës, qoftë për nga radikaliteti veprimeve, 12 nëntori është ende shumë larg asaj që bëri Lulzim Basha në 2019.  Kur goditi parlamentin dhe kryeministrinë me bomba molotov.

PD-ja e athershme nxorri në pah fytyrën më të egër të një klike. Që mbyste popullin e vet me gaz lotsjellës. Kur grisi mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet ajo tregoi, faqe të gjithëve, regjimin e vetëm monist të kontinentit. Mëkati i saj rezultoi më pas se nuk kishte këllqe për ti shpënë deri në fund ato që niste.

Makthi i opozitarëve atëherë ishte se Lulzim Basha nuk po arrinte të berishizohej dot kurrë. Ndërsa shqetësimi i tanishëm është se mos virusi i luli-zimit mund të ketë prekur edhe vetë Berishën.

Po të dëgjoje fjalën e liderit demokrat gjatë mitingut. Nuk qe e vështirë të dallohej se ai e shtyu rrugën radikale për pas zgjedhjeve të majit. Mëse një herë ai paralajmëroi ndërkombëtarët. Se po u prek vota nuk do të ketë më stabilitet. Duke kërcënuar: “mjerë ai që cënon zgjedhjet”. Pra, Berisha që prej vitesh është rrekur ti mbushë mendjen të gjithëve se nuk mund të ketë garë të ndershme me Edi Ramën.

Tani po thotë se do ti përgjigjet atij me destabilitet. Po vodhi edhe njëherë më shumë në 14 maj. Kjo luftë e re, e shtyrë për një datë të ardhshme, ironikisht ngjan si dy pika uji me sloganin e Bashës që u bë viral në rrjet: “beteja sapo ka filluar”.

Natyrisht, përballë një pushteti të korracuar me paratë e oligarkëve. Të mbrojtur nga dhuna e bandave dhe të sublimuar nga mediat e shitura.

Asnjë opozitë nuk e ka të lehtë të zgjedhë rrugën radikale. Por, pikërisht për këtë, ajo nuk e ka luksin ti krijojë militantëve të saj iluzione më shumë sesa e ka takatin.

Dhe në 12 nëntor ajo ra në këtë kurth. Ndërsa verën që shkoi dëshmoi se ekzistonte, këtë herë nuk shkoi dot më larg. Për tu përvijuar si rrezik për pushtetin e pamatë të Edi Ramës. Aksioni i saj është ende në stanjacion. Nga i cili duket se nuk do të dalë, pa u grabitur edhe njëherë në 14 maj.

Etiketa: 12 nentorikryesore2Partia Demokratikeproteste

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Dobi kërkon daljen nga “kriza”, Cela gati për një tjetër “shuplakë” Kukësit

Dobi kërkon daljen nga “kriza”, Çela gati për një tjetër “shuplakë” Kukësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com