GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një situatë shqetësuese është shënuar paraditen e sotme në aksin rural Hotolisht–Dragostunjë, në territorin e Bashkia Prrenjas, ku 12 pacientë të planifikuar për trajtim jetik dialize në Spitalin Rajonal te Elbasanit kanë mbetur të bllokuar për shkak të dëmtimeve të rënda në rrugë.

Sipas burimeve nga terreni, aksi rrugor është i amortizuar dhe paraqet gropa të shumta, baltë dhe segmente të dëmtuara, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve. Udhëtimi drejt daljes në rrugën kombëtare, pranë Librazhd, është kthyer në një sfidë për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të papërshtatshme, ndërsa pacientët kanë përjetuar ankth për shkak të vonesave.

Dializa është një procedurë jetike për personat që vuajnë nga insuficienca renale dhe çdo shtyrje e saj përbën rrezik serioz për shëndetin. Sipas informacioneve paraprake, në momentin kritik nuk është raportuar për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Në ndihmë të pacientëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore kanë arritur të hapin përkohësisht rrugën, duke mundësuar kalimin e automjeteve dhe duke shmangur pasoja më të rënda.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e infrastrukturës rurale dhe mungesën e një plani emergjent për garantimin e qarkullimit në raste bllokimi të akseve kryesore apo alternative. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës Hotolisht–Dragostunjë, si dhe të segmentit Spathar–Rruga Antike Egnatia–Dardhë–Hotolisht, për të siguruar kalueshmëri të plotë, veçanërisht në raste emergjencash shëndetësore.

 

Etiketa: Bllokimdializepaciente

Lajme të lidhura

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Aktualitet

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26
Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore
Aktualitet

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

15:22 - 30/10/26
Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës
Aktualitet

Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

15:07 - 30/10/26
Para
‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Aktualitet

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26

Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore dhe varësi...

Lexo më shumë
Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

15:22 - 30/10/26
Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

15:07 - 30/10/26
I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

14:46 - 30/10/26
Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

14:33 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com