GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

12 vite në pushtet nuk i dolën/ Rama: Kemi probleme me Kadastrën, por na votoni që t’i zgjidhim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
12 vite në pushtet nuk i dolën/ Rama: Kemi probleme me Kadastrën, por na votoni që t’i zgjidhim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme një takim me njësitë 5,6, 13 dhe 14 të PS-së në Tiranë, ku gjatë fjalës së tij, deklaroi se nuk e mohon që ka probleme me Kadastrën.

Por, edhe pse ka 12 vite në pushtet, Rama kërkoi sërish voton që t’i zgjidhë këto probleme me çështjet e pronësisë, me paragjykimin se ato nuk mund t’i zgjidhë “këneta”, duke iu referuar opozitës.

“Nuk e kam si ta mohoj që kemi problem me hipotekën. Pyetja është, ky problem është arsye për ta votuar PS, apo jo? Nuk do mend. Nëse nuk voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar transformimin e kadastrës nga A te ZH-ja ta bëjnë të ‘Mos o Zotshmit’. Kush do e bëjë Këneta? Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment.” – tha Rama.

Gjithashtu, Rama theksoi edhe një herë se Amerika i ka tërhequr “ushtarët” që mbështesnin SPAK-un, dhe se stafetën tashmë e mban ai dhe se Berisha nuk mund ta shkrijë.

“Ka gjëra që nuk shkojnë, por ama, duke filluar nga kjo e korrupsionit, që është më e tmerrshmja. Është më e tmerrshmja që ne ta pranojmë pa luftë. Që të na kërkojnë ne hesap të tjerët. Ne duhet t’i kërkojmë hesap njëri-tjetrit. Askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Çfarë po ndodh këtu, nuk jemi ne viktima. Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe mbështetur SPAK, ikën. Kush e mban stafetën tani? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijmë? Nëse ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK sot. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, me zhaba, zhapiqe, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu.” – tha Rama.

Etiketa: pushtetRamaVote

Lajme të lidhura

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Dhunimi i Arben Çipës në Sarandë/ Unioni Turistik Shqiptar kërkesë Institucioneve: Mos heshtni, por veproni

Dhunimi i Arben Çipës në Sarandë/ Unioni Turistik Shqiptar kërkesë Institucioneve: Mos heshtni, por veproni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj...

Lexo më shumë
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com