GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

12 vjet nga protesta e 21 Janarit në Tiranë

08:20 - 21/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
12 vjet nga protesta e 21 Janarit në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur si marsh i qetë protestues, por ka përfunduar me katër viktima. 12 vjet më parë Garda e Republikës së Shqipërisë është treguar e dhunshme ndaj protestuesve të Partisë Socialiste, ku ka lënë të vdekur katër persona.

Gjithçka ka nisur rreth orës 14:00 , kur protestuesit kanë përshkuar rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia ka ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.

E gjitha ka nisur pas skandalit me videon Meta – Prifti, ku është folur për koncesion dhe kjo ka shtyrë që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni, siç e ka quajtur atëherë Partia Socialiste.

Turma ka nisur me thirrje kundër Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, ka filluar hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata është tensionuar pasi protestuesit kanë tentuar të hyjnë në oborrin e Kryeministrisë, ndërsa policia ka mbrojtur ambientin e brendshëm.

Për një moment kanë nisur të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të Kryeministrisë dhe ato të shtëna kanë lënë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.

Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku edhe ka vdekur pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha ka dalë në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita është shprehur se shteti, nëpërmjet segmenteve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste e ka akuzuar si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk është ndalur vetëm me akuzat për PS-në, ai ka sulmuar ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Pas seancave maratonë, dy personat kryesore që kanë qëlluar Agim Llupon dhe Ndrea Prendin janë shpallur të pafajshëm.

Etiketa: Kryesore1protesta e 21 Janarit

Lajme të lidhura

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin
Aktualitet

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin

08:37 - 07/03/26
RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste

08:10 - 07/03/26
“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin
Aktualitet

“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin

19:26 - 06/03/26
Para
Dëbora bllokon Rrugën e Arbrit, policia: Ndiqni rrugën e vjetër

Probleme në Shkodër, orteqe në rrugën e Thethit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin
Aktualitet

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin

08:37 - 07/03/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nga Shkodra ka lëshuar kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me mungesën e...

Lexo më shumë
RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste

08:10 - 07/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 07/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026

07:34 - 07/03/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Mars 2026

07:32 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com