GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Iran, mbahet funerali i presidentit dhe drejtuesve të tjerë të lartë të vendit

16:34 - 22/05/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Iran, mbahet funerali i presidentit dhe drejtuesve të tjerë të lartë të vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei u lut mbi arkivolet e tyre e më pas turma prej qindra mijëra njerëzish, ndoqi kortezhin për nder të viktimave, në bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Vëzhguesit thanë se pjesmarrja në funeral ishte dukshëm më e ulët se në ceremoninë e varrimit në vitin 2020 për nder të gjeneralit të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, i cili u vra pas një sulmi amerikan me dron në Bagdad.

Shumë nga pjesëmarrësit thanë se kishin ardhur nga zona të tjera të Republikës Islamike, një tregues se si e shihnin Ebrahim Raisin, ata që jetojnë në kryeqytetin e vendit.

Ky i fundit fitoi presidencën me një pjesëmarrje të ulët rekord dhe më vonë mbikëqyri goditjet e përsëritura ndaj disidentëve, përfshirë protestat pas vdekjes së Mahsa Aminit në vitin 2022, e cila u vra në duart e policisë së moralit, pasi nuk mbante shami në kokë.

Vdekja e zyrtarëve të lartë iranianë vjen në një moment politikisht delikat për Iranin, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Presidenti 63 vjeçar, Ebrahim Raisi, diskutohej si pasardhësi i mundshëm i udhëheqësit suprem të Iranit, 85-vjeçarit, Ali Khamenei.

Asnjë nga presidentët e kaluar, që janë ende gjallë të Iranit – përveç zotit Khamenei, i cili ka qenë president nga 1981 deri në 1989-ën – nuk u panë në pamjet televizive që transmetoi televizioni shtetëror të mërkurën.

Autoritetet nuk dhanë asnjë shpjegim mbi mungesën e tyre.

Autoritetet kanë caktuar tashmë 28 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Për momentin nuk ka asnjë favorit të qartë për këët detyrë në mesin e elitës politike të Iranit, veçanërisht asnjë që të jetë një klerik shiit, si zoti Raisi.

Muajin e kaluar gjatë mandatit të Embrahim Raisit, Irani nisi një sulm të pashembullt ndaj Izraelit, ndërsa ky i fundit vazhdonte goditjen e Hamasit, në Rripin e Gazës.

Irani e ka mbështetur grupin militant gjatë gjithë luftës dhe ka ofruar armatime për të.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh mori pjesë në lutjet e së mërkurës në mëngjes, vetëm dy ditë pasi prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare tha se do të kërkonte një urdhër-arresti për të dhe të tjerë persona, lidhur me sulmin e 7 tetorit, që u bë shkak për luftën Izrael-Hamas.

Në sulmin e pashembullt në jug të Izraelit, militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1200 persona dhe morën peng 250 të tjerë. Që nga fillimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë mbi 35 mijë palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga grupi militant./ VOA

Etiketa: funeralIranPresidenti

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Cameron u nis me urgjencë drejt Britanisë dhe anuloi agjendën, zbulohet arsyeja

Cameron u nis me urgjencë drejt Britanisë dhe anuloi agjendën, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com