GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

130 viktima/ Sulmi terrorist, “specialët” rus ekzekutojnë çeçenët që morën pengjet

13:31 - 26/10/21
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
130 viktima/ Sulmi terrorist, “specialët” rus ekzekutojnë çeçenët që morën pengjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksioni i forcave speciale çoi deri në 130 numrin e viktimave gjatë rrethimit

Në kryeqytetin rus, Moskë, ndodh një nga sulmet terroriste më tragjike në historinë e këtij vëndi. E njohur ndryshe dhe si kriza e pengjeve të teatrit në Moskë, konsistoi në rëmbimin e një Teatri të mbushur me njerëz, nga 40 deri në 50 ekstremistë çeçenë të armatosur. Në këtë rëmbim, u përfshinë 916 pengje dhe përfunduan me vdekjen e të paktën 130 njerëzve. Të gjithë rrëmbyesit u vranë, gjatë rrethimit, shume pengje duke përfshirë nëntë të huaj, për shkak të helmimit nga gazi. Kjo pengmarrje ndodhi gjatë zhvillimit të Luftës së Dytë Ruso-Çeçene….

…“Ishte e tmerrshme të shihje transmetimet nga rrugët e Moskës perreth teatrit ku rreth 900 pengje mbaheshin gjersa forcat qeveritare sulmuan ndërtesën herët në mëngjes”, Kështu do ta fillonte shkrimin e saj Yevgenia Albats botuar në Neë York Times të shtunën e 26 tetorit 2002 nën titullin “Lufta Çeçene mbërrin në shtëpitë tona”. E sipas saj “është po aq e hidhur të kuptosh se kjo tragjedi mund të ishte parashikuar – e ne fakt s’kish si te mos ndodhte”.

New York Times
“Tre vjetë më parë, në fillim të Vjeshtës së vitit 1999, Vladimir Putin i cili ishte kryeminister i asaj kohe urdheroi trupat ruse te ktheheshin ne Çeçeni per t’i dhënë fund rebelimit që çeçenët kishin nisur për pavarsi që nga viti 1991. Kjo fushatë e dytë ushtarake ne Malet e Kaukazit kishte disa qellime njëra prej të cilave kishte një kuptim të vacantë dhe supreme: tu jepte masave ruse një ndjenje sigurie pas nje dekade rrëmuje politike. Nevoja për siguri dhe dëshira për të besuar se kishte një udheheqës të aftë për ta siguruar atë e beri Vladimir Putin i cili kurrë më parë nuk kish hyrë në fushatë për post, presidentin e vendit. Të njëjtat ndjenja të atëhershme kanë mbajtur popullaritetin e z. Putin që nga ajo kohë.


Lufta e dytë në Çeçeni u kthye në një tjetër fushatë ushtarake brutale, të pergjakshme, të korruptuar e të turpshme që shpejt u kthye në një qorrsokak. Mijera ushtarë rusë humbën jetën. Dhjetëra në mos qindra mijera Çeçenë, guerilas dhe civilë janë vrarë. Tre vjetë fushatë ushtarake janë khtyer në një histori të tmerrshme e të pafundme perdhunimesh, vrasjesh e torturash te civilëve nga trupat Ruse. Si rezultat, civilet Çeçene të cilët trë vjetë më parë ishin pothuaj gati të hiqnin dorë nga pavarësia si shkembim për vendosjen e një farë rendi në vendin e tyre po kthejnë shpinat e tyre pergjithmone nga Moska. Nuk kanë më asgjë për të humbur: gratë kanë humbur femijët dhe burrat, prindër të panumërt kanë humbur vajzat e djemtë e tyre. Ata që kanë mbijetuar nuk kanë më mjete jetese”.

Në teatrin e Moskës

Më 23 tetor 2002, rreth 50 rebelë çeçenë sulmojnë Teatrin Dubrovka në Moskë, duke marrë peng deri në 916 njerëz, spektatorë dhe artistë, përfshirë 100 fëmijë, gjatë një shfaqje muzikali të njohur.
Akti i dytë i muzikalit “Nord Ost” sapo po fillonte në Pallatin e Kulturës në Moskë, kur një burrë i armatosur doli në skenë dhe qëlloi me automatik në ajër. Terroristët – duke përfshirë një numër grash me eksploziv të lidhur në trupat e tyre – e identifikuan veten si anëtarë të Ushtrisë Çeçene. Ata kishin një kërkesë: që forcat ushtarake ruse të fillonin një tërheqje të menjëhershme dhe të plotë nga Çeçenia, rajoni i shkatërruar nga lufta që ndodhet në veri të Maleve të Kaukazit.

Përplasjet

Çeçenia, me popullsinë e saj kryesisht myslimane, kishte luftuar prej kohësh për të pohuar pavarësinë e saj. Një luftë katastrofike dyvjeçare përfundoi në 1996, por forcat ruse u kthyen në rajon vetëm tre vjet më vonë pasi autoritetet ruse fajësuan çeçenët për një seri bombardimesh në Rusi. Në vitin 2000, Presidenti Vladimir Putin u zgjodh pjesërisht për shkak të qëndrimit të tij të ashpër ndaj Çeçenisë dhe zotimit të tij publik për të mos negociuar me terroristët.

Parapërgatitjet

Militantët terroriste për të kryer një sulm saktësuan disa vende në të cilat do të paraqesin numrin më të madh të mundshëm të qytetarëve. Zgjedhja ishte në tre vende – teatri i Varieteteve, Pallati i Rinisë dhe Teatri Dubrovka. Për këtë qëllim, disa terroriste femra lëvizin nëpër qytet dhe fotografojnë objektet e përzgjedhura. Si rezultat i kësaj, militantët zgjedhin Teatër Dubrovka për shkak të kapacitetit të madh.
Në ditët e para të tetorit fillojnë përgatitjet për sekuestrimin e ndërtesës. Nga Çeçenia në Moskë vijnë armë dhe eksplozivë. Gjithashtu grupe të vogla luftëtarë qarkullojnë nëpër qytet. Akomodimi është zgjedhur në pjesë të ndryshme të Moskës, në apartamente me qera.

Forcat speciale

Pas një përplasjeje prej 57 orësh në Pallatin e Kulturës, gjatë së cilës u vranë dy pengje, forcat speciale ruse rrethuan dhe bastisën teatrin mëngjesin e 26 tetorit. Më vonë u zbulua se kishin pompuar një gaz të fuqishëm narkotik në ndërtesë, duke rrëzuar pothuajse të gjithë terroristët dhe pengjet pa ndjenja përpara se të thyejnë muret dhe çatinë dhe të hyjnë përmes tuneleve të ujërave të zeza nëntokësore. Shumica e guerilëve dhe 130 pengje u vranë gjatë bastisjes. Kjo është shifra zyrtare, sepse sipas disa organizatave joveveritare numri i pengjeve të vdekur është 174. Ndërkohë 39 terroristë u vranë në sulm, përfshirë disa gra. Forcat e sigurisë më vonë u detyruan të mbrojnë vendimin për përdorimin e gazit të rrezikshëm, duke thënë se vetëm një sulm i papritur i plotë mund të kishte çarmatosur terroristët para se të kishin kohë për të shpërthyer eksplozivin e tyre.

Akuzat e Putinit

Pas krizës së teatrit, qeveria e Putinit goditi edhe më fort Çeçeninë, duke ngritur akuza për rrëmbime, tortura dhe mizori të tjera. Si përgjigje, rebelët çeçenë vazhduan sulmet e tyre terroriste në tokën ruse, duke përfshirë një sulm vetëvrasës të supozuar në një metro të Moskës në shkurt 2004 dhe një tjetër krizë të madhe pengjesh në një shkollë në Beslan në po atë shtator.

Etiketa: pengjesulm terroristViktima

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Ndryshimet kushtetuese si rrugë e vetme për vettingun në Kosovë

Ndryshimet kushtetuese si rrugë e vetme për vettingun në Kosovë

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com