GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rreziku është pranë portave tona”, PD thirrje për hetime ndërkombëtare për mbetjet toksike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rreziku është pranë portave tona”, PD thirrje për hetime ndërkombëtare për mbetjet toksike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka ngritur shqetësime lidhur me mbetjet toksike. Në një deklaratë për mediat, Muçollari tregon se anijet e ngarkuara në Durrës më 4 korrik janë në rrugën e kthimit në Shqipëri, teksa shton se rreziku tashmë është pranë portave të vendit tonë.

Muçolalri thekson se qeveria Rama është përgjegjëse për këtë skandal, ndërsa kërkon hetim ndërkombëtar pasi po shpërfillen shqetësimet e qytetarëve vendas për mjedisin e shëndetin.

Ai bën thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të opozitës, duke u shprehur se “7 tetori është rasti që të ngremë zërin, të bashkohemi në shesh kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit, kundër trafikut të mbetjeve të rrezikshme”.

Deklarata

Sipas informacioneve të besueshme, të dyja anijet e mbetjeve të dyshimta, që u ngarkuan në Durrës me 4 korrik të këtij viti, për të cilat ngriti alarmin Rrjeti i Bazelit, janë në rrugën e kthimit dhe kanë mbërritur në Itali.

Pra rreziku është edhe njëherë para portave të Shqipërisë, më pak se 100 kilometra detare nga Durrësi.

Qeveria, që është përgjegjëse për këtë skandal të trafikut ilegal që mori përmasa ndërkombëtare, hesht, fshihet, dhe nuk bën publike asnjë plan apo masë që ka ndërmarrë, për të trajtuar këtë rast.

Çfarë do të bëjë kur 102 kontejnerët të jenë sërish në Durrës?

Cili është plani për të garantuar testim të rregullt dhe transparent?

Rrjeti i Bazelit, i ka shprehur dyshimet me anë të një letre zyrtare, se e vërteta e këtyre mbetjeve mund të kompromentohet. Ndaj, ky organizëm ka kërkuar praninë e ekspertëve ndërkombëtarë dhe testimin e 3 mostrave në 3 laboratorë të ndryshëm, në mënyrë të pavarur.

Këto janë detyra dhe përgjegjësi të qeverisë.

Cilat janë veprimet e ndërmarra deri tani nga autoritetet për ta mundësuar këtë testim sipas standardeve ndërkombëtare, transparent e të besueshëm?

Që prej ditës së parë, kur shpërtheu skandali, qeveria, Kryeministri kanë refuzuar të mbajnë përgjegjësi dhe kanë fajësuar operatorët privatë.

Edi Rama dhe të tijtë janë mësuar të fshihen, e t’u shpëtojnë aferave e abuzimeve të tyre, për shkak të kontrollit që kanë mbi drejtësinë, mediat dhe institucionet.

Por kësaj radhe ndryshon puna. Ata nuk mund t’u imponohen e nuk mund t’i blejnë dot organizata si Rrjeti i Bazelit, dhe nuk mund t’i trajtojnë detyrimet e konventave ndërkombëtare, siç bëjnë me normat e ligjet këtu.

Nëse nuk kanë ndjeshmëri dhe shpërfillin shqetësimet e qytetarëve vendas për mjedisin e shëndetin, do të jenë të detyruar të japin llogari për këtë trafik para autoriteteve ndërkombëtare.

Ndërkohë që ne, shqiptarët, e kemi në dorë dhe duhet të kërkojmë shpjegime për këtë aferë të rrezikshme.

7 tetori është rasti që të ngremë zërin, të bashkohemi në shesh kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit, kundër trafikut të mbetjeve të rrezikshme.

Etiketa: hetimmbetjePD

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Akuzohet për shpërdorim detyre, shtyhet seanca për Vangjush Dakon

GJKKO ndan “çështjen Dako”, disa nga të akuzuarit i kalojnë Gjykatës së Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com