GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Urdhëroi vrasjen e Sajmir Kodrës/ Pajtime Fetahu kërkon lirimin nga qelia

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e SPAK/ Lihet në “arrest shtëpie” ish-gjyqtarja Fetahu, shpërthen në lot në seancë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore. Ajo është akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës. Por tashmë që nuk ka asnjë mundësi për zbutje të dënimit ajo kërkon të lërë qelinë duke argumentuar se është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Për të verifikuar pretendimet e ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.

Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.

Fetahu është një emër mjaft i njohur, pas skandalit që plasi në drejtësi në vitin e shkuar.

Ajo ka gjykuar anëtarët e bandave të Elbasanit. Ish gjyqtarja i dha fund karrierës 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë, duke dhënë dorëheqjen në nëntor 2022 duke pretenduar se ishte sëmurë pasi Komisioni i Vetingut e njoftoi për t’u paraqitur në datën 15 nëntor 2022, në seancë dëgjimore.

Në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi u kap nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, gjyqtarja kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.

Dhe në vitin e shkuar ajo u la në qeli pasi u zbulua se është e përfshirë në dy organizata kriminale. Prej vitesh ajo është munduar që të fsheh dhe manipulojnë faktet që tregonin përfshirjen e saj në këto organizata. Madje, sipas Sipas dosjes, ish gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetahu ka porositur bandat e Elbasanit për të goditur dhe eliminuar fizikisht drejtuesin e Emisionit Stop, gazetarin Saimir Kodra, i cili ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin e organizuar si dhe vendimet e saj korruptive. Dhe Kodra nuk ishte i vetmi, edhe pse mbeten të pa hetuara ka dyshime të forta që Fetahu ka urdhëruar bandën e Çopjave që të dhunojë gazetarin Gjergj Zefi.

Sigurisht për krijimin e këtyre mundësive që iu hapin rrugë organizatave kriminale, Fetahu është larë në flori dhe euro nga bandat kriminale, por edhe kjo është një tjetër pikë që Prokuroria e Posaçme nuk e ka analizuar me detaje.

Madje e pa shqetësuar më parë ajo kishte marrëdhënie të afërta me Suel Çelën dhe anëtarë të tjerë të bandës.

Por, nëse të gjitha këto detaje do të hetoheshin, sot Fetahu nuk do të kërkonte lirinë nga qelia, përkundrazi do të kishte marrë dënim maksimal.

 

Dosja e SPAK/ Lihet në “arrest shtëpie” ish-gjyqtarja Fetahu, shpërthen në lot në seancë

Etiketa: gjyqtarePajtime Fetahu

Lajme të lidhura

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

17:50 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua
Aktualitet

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Para
Gjendet në rezervuar trupi i 54-vjeçarit të zhdukur prej ditësh

Gjendet në rezervuar trupi i 54-vjeçarit të zhdukur prej ditësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

17:50 - 22/08/26

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është bërë objekt i një sulmi kibernetik gjatë ditës së...

Lexo më shumë
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26
E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

17:06 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com