GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Milionat e dherave, Rama projekton një koncesion të ri në landfillin e Sharrës. Përfitues një oligark?

11:27 - 01/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Milionat e dherave, Rama projekton një koncesion të ri në landfillin e Sharrës. Përfitues një oligark?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se një muaji, landfilli i Sharrës, i menaxhuar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nuk pranon depozitimin e dherave dhe inerteve të krijuara nga ndërtimet në Tiranë, me argumentin e “ezaurimit të hapësirës”. Vendimi ka krijuar një lloj krize në aktivitetin e kompanive të ndërtimit në Tiranë, pasi janë gjendur përballë një situatë, ku nuk kanë ku të depozitojnë dherat.

Kur ka një “krizë”, qeveria ka gjetur gjithnjë zgjidhjen me koncesion. Edhe “kriza” më e re e dherave duket se do të krijojnë një koncesion të ri.

Burime të mirëinformuara deklarojnë për “Boldnews.al” se qeveria po projekton një kontratë koncesionare vetëm për depozitimin e dherave. Hapësira e pilotuar për këtë koncesion përfshin një pjesë të landfillit aktual të Sharrës dhe do të zgjerohet edhe në disa toka kufitare të zonës.

Të njëjtat burime deklarojnë se koncesioni i ri brenda koncesionit të mbetjeve, i është premtuar një biznesmeni, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me qeverinë dhe me aktivitet të shtrirë në shumë sektorë prioritarë.

Skandali miliona euro i dherave

Historia e depozitimit të dherave është një skandal më vete brenda aferës korruptive të landfillit dhe inceneratorit të Sharrës.

Në gusht të vitit 2017, qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, të drejtuar në atë kohë nga Lefter Koka, nënshkroi kontratën koncesionare me kompaninë “Integrated Energy bv” për “ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të mbetjeve urbane të Tiranës”, në zonën e Sharrës.

Kontrata koncesionare kishte kosto fillestare 120 milionë euro, por që kostoja e saj projektohet të shumëfishohet deri në përfundim të afatit të saj 30-vjeçar.

Kontrata parashikonte që Bashkitë e qarkut Tiranë do të paguanin 29 euro për ton mbeturina, një shumë që përfshinte depozitimin, trajtimin dhe djegien e mbeturinave.

Pamje nga landfilli i Sharrës

Kontrata nuk përfshinte pagesa për depozitimin e dherave dhe mbetjeve inerte, të krijuara nga kompanitë e ndërtimit në Tiranë.

Por, në Tetor të vitit 2018, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet drejtorëve të saj, dhe kompania koncesionare “Integrated Energy” nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, në bazë të të cilës shoqëria private do të pranonte të depozitonte dherat e inertet e ndërtimeve, kundrejt një pagese prej 270 lekë të reja për ton.

Kryetari (i arrestuar) i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Me këtë Marrëveshjes, Bashkia i siguroi koncesionarit privat monopolin e depozitimit të dherave.

Kjo pagesë ishte tërësisht jashtë objektit të koncesionit dhe opozita e ka denoncuar publikisht, si edhe e ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun Veliaj.

Sipas llogarive të opozitës, “afera e dherave” ka arritur, të paktën deri më tani, në vlerën e 70 milionë eurove, një shumë për të cilën ka dyshime të forta se janë shpërndarë në formën e korrupsionit.

Po ashtu, edhe Shoqata e Ndërtuesve, nëpërmjet kryetarit të saj, Luigj Aleksi, denoncoi këtë “aferë” në punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, i cili zhvilloi punimet në pranverën e vitit 2022.

Sipas kreut të Shoqatës së Ndërtuesve, “kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shantazhon kompanitë e ndërtuesve për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës”.

Pagesa për dherat

Në bazë të Marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë koncesionare, kompanitë e ndërtimit detyrohet të paguajnë 270 lekë të reja për çdo ton dhera që depozitojnë në landfill.

Për projektet infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës, tarifa paguhet nga kompanitë e ndërtimit dhe më pas rimbursohet nga pushtetit vendor. Ndërsa, kompanitë e ndërtimit të angazhuara në projekte private, e paguajnë vetë këtë faturë.

Për shumë kompani ndërtimi, vlera e tarifës është e lartë, sidomos në dimër, kur dheu i lagur peshon më shumë.

Megjithatë, tarifa e dherave ka vijuar tashmë prej më shumë se 6 vitesh, derisa administratorët e landfillit të Sharrës vendosën të ndërpresin pranimin e tyre, pasi “nuk ka vend”.

Pasojat për kompanitë e ndërtimit

Pas bllokimit të depozitimit në landfill, kompanitë e ndërtimit janë gjetur në vështirësi për të menaxhuar situatën. Disa prej tyre, sidomos ato që kanë projekte në zhvillim me Bashkinë e Tiranës, në mungesë të një vendi për depozitimin e dherave, kanë pezulluar punimet, me qëllim shmangien e penaliteteve nga Policia Rrugore, Policia Bashkiake dhe Inspektorati Ndërtimor.

Ka edhe kompani të tjera, të cilat, me qëllim vijimin e aktivitetit të tyre, kanë gjetur zona alternative, kryesisht të palicensuara, për depozitimin e dherave. Kjo sipërmarrje është kurajoze, pasi ato shpesh përballen me gjoba ose bllokime të automjeteve të tyre.

Burime nga Prokuroria e Tiranës deklaruan për “Boldnews.al” se, së fundmi, vihet re një tendencë në rritje e referimeve nga Policia e Shtetit, për vepra që lidhen me transportin e dherave dhe depozitimin e paligjshëm.

 

Pavarësisht se për një pjesë të konsiderueshme të kompanive të ndërtimit vendimi i landfillit është bllokues, gjithësesi në rrugët e Tiranës shihen në çdo orë të ditës kamionë me inerte, kryesisht të një grushti të vogël subjektesh private, që janë pranë qeverisë.

Etiketa: korrupsionRamVeliaj

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
56-vjeçari nga Lushnja “shtiret” si vajzë e re dhe kërkon foto intime në rrjetet sociale

56-vjeçari nga Lushnja “shtiret” si vajzë e re dhe kërkon foto intime në rrjetet sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com