GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

23:55 - 11/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorës.

Sipas tij, Partia Demokratike ka pasur pretendime dhe theksoi se mëngjesin e së Hënës do të dalin rezultatet zyrtare.

“Votuesit nga jashtë janë rreth 195 mijë. Po fillon procesi i vlerësimit për fletët e votimit. Ato janë të vendosura sipas qarqeve. Tani kemi filluar për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin. Për këto ka nisur numërimi edhe për votat brenda vendit.

Votimi dhe numërimi elektronik në njësinë 10 dhe Vorë, është një projekt pilot, që u realizua me konsensusin e të gjitha partive, përfshirë këtu edhe PD. Në diskutimet me aktorët politikë, në lidhje me mundësinë e shtrirjes më shumë të votimit elektronik në këto zgjedhje, nuk e patëm dakordësinë nga PD dhe dhanë dakordësinë vetëm për projektin pilot. Sipas vlerësimit që u bë kur morëm vendimin, PD kishte konsideratën që sistemi elektronik, nuk ofron besimin dhe garancinë. Kur bëmë vlerësimin për kohën e shpalljes së këtij vendimi, ata thonë se nuk jemi duke testuar transmetimin e menjëhershëm të rezultatit. Ata duan të testojnë se si funksionon pajisja dhe sa integritet ka ajo. Ne e dimë se transmetimi bëhet menjëherë.  

Rezultatin do e bëjmë publik ditën e nesërme, midis orës 8 ose 9 në mëngjes. Ato që kanë dalë, janë dokumente të dalë nga pajisja. Fletët e printuara të dala me rezultatet? Në një mënyrë është material zyrtar. Ai është rezultati i prodhuar nga pajisja”, tha ai.

Ndër të tjera, Celibashi u shpreh se brenda ditës së Martë do të kemi rezultatin përfundimtar të votimeve, për partitë dhe kandidatët.

“Ka filluar numërimi në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Kukësit. Në fazën e internetit të KQZ, gjen informacione në kohë reale për vendin dhe për votimet nga jashtë.

Besoj që brenda ditës së martë do e kemi rezultatin, si për partitë dhe për kandidatët. Ia kemi dalë në 2021 dhe mendoj se do ia dalim edhe këtë herë.”

Votimin në diasporë, Celibashi e cilësoi si të suksesshëm, ndërsa shtoi se ka besim se këtë vit do të ketë më pak vota të pavlefshme sesa në zgjedhjet e kaluara.

“Votimi nga jashtë ka qenë sukses. Jemi duke vlerësuar. Në tërësi si proces ka qenë i suksesshëm. Jemi duke vlerësuar çdo pretendim. Të shohim sa do të qëndrojnë këto me provat që palët kanë. Kemi pasur komunikime të vazhdueshme për të gjitha problematikat, jemi në proces. Ka pak gjëra për tu adresuar ndryshe, sa i përket votimit nga jashtë. Ka shumë punë për të bërë, por nuk mendoj se është sot nata për këtë.

Kemi besim se në këto zgjedhje do të kemi më pak vota të pavlefshme se në vitin 2021. Nga eksperienca, zgjedhjet e vitit 2003 mund të them se kanë qenë më të vështirat. Dita e sotme mund të konsiderohet si një nga ditët më të qeta sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri”, deklaroi Celibas

Etiketa: CelibashiKQZ

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com