GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Presidenti Begaj: Pa multilateralizmin, bota do të rrëshqasë më thellë në konflikte

18:30 - 24/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Begaj: Pa multilateralizmin, bota do të rrëshqasë më thellë në konflikte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një takim të nivelit të lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në New York.

Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rruget drejt Paqes”. Gjatë fjalës së tij presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas presidentit Begaj, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për të parandaluar rrëshqitjen e botës drejt përçarjeve dhe konflikteve më të thella.

“Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia e zërit tonë në çështjet botërore”, deklaroi presidenti Begaj duke theksuar rëndësinë që kanë institucionet e forta dhe gjithëpërfshirëse, pasi në të kundërt kombet e vogla rrezikojnë të mbyten nga logjika e forcës mbi të drejtën.

“Në sajë të Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera shumëpalëshe ne mund të kontribuojmë në vendime, të mbrojmë sovranitetin tonë dhe të avokojmë për paqen”, deklaroi Begaj.

Duke iu refruar luftës në Ukrainë, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensioneve të tjera ndërkombëtare që kanë krijur krisjen e rendit global, presidenti i Republikës vlerësoi se këto situata janë dëshmi edhe e kostos që paguajmë kur multilaterizmi shmanget e dobësohet.

Në kushtet e mangësive të sistemit aktual dhe mënyrës jo efektiv të institucioneve ndërkombëtare, Begaj u shpreh se sheh si zgjidhje reformat dhe ripërtëritjen e tyre.

Ndërsa rikujtoi gjatë kësaj fjale, përvojën pozitive të kapërcimit të sfidave përmes dialogut, gjithëpërfshirjes, uljes në një tryezë të kombeve të medha e të vogla në frymën e multilaterizmit, presidenti i Shqipërisë theksoi nevojën për më më shumë solidaritet bazuar në parimet përbashkuese. “Pa multilateralizëm, bota jonë do të ishte më e përçarë, më e paqëndrueshme dhe më pak e drejtë”, theksoi Begaj.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut e diplomacisë dhe vizionin e tij për institucione më gjithëpërfshirëse, më të përgjegjshme dhe më të afta për t’iu përgjigjur shpejt krizave e për të garantuar një paqe të qëndrueshme.

Lajme të lidhura

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?
Breaking Views

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Mbrojtësi italian i Liverpool i pafat, dëmtim i rëndë qysh në ndeshjen e parë

Mbrojtësi italian i Liverpool i pafat, dëmtim i rëndë qysh në ndeshjen e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26

Dashi Do të ndiheni të motivuar për të ecur përpara me vendosmëri në punë, por do të jetë shumë e...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 31 Mars 2026

07:32 - 31/03/26
SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com