GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Belind Këlliçi: Pjesëmarrja e PD-së në zgjedhjet lokale nuk diskutohen, kërkohet kandidatë që të bashkojë të djathtën

16:45 - 25/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, deklaroi se pjesëmarrja e PD-së në zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë nuk është në diskutim, duke theksuar nevojën për një kandidatë politik që të krijojë kohezion më të gjerë se vetëm brenda PD-së.

Sipas Këlliçit, kandidati i opozitës për zgjedhjet e parakohshme bashkiake në Tiranë duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës që do duhet të gjenerojë një kohezion politik më të gjerë se veç PD-ja.

“Nuk besoj se ka njeri nga radhët e PD që thotë ne nuk do të shkojmë në zgjedhje. Kanë thënë që do të kemi vendimmarrje në forumet sa i përket kandidaturave, afateve. Nuk shtrohet për diskutim pjesëmarrja jonë në zgjedhje edhe pse ende nuk është mbyllur historia e farsës elektorale e 11 majit. 

Do duhet të dalim me një kandidaturë që të gjenerojë konsensus dhe kohezion edhe përtej radhëve të PD-së. Unë mendoj fort se duke qenë se kjo është një garë ku personi që do garojë do të garojë për figurën e dytë politike më të rëndësishme, sigurisht mendoj që profili i kandidatit tonë duhet të jetë profil politik. Profil që të gjenerojë sa më shumë mbështetje edhe përtej PD-së, edhe tek partitë e vogla dhe të formalizojmë një koalicion të gjerë.

Keni parë dhe kandidatura që janë shprehur qartazi që nuk dëshirojnë të kandidojnë në këtë fushatë. Duke qenë se dy personat që kanë qenë dhe në listën e hapur, Tabaku dhe Alimehmeti për shkak të planeve dhe projektit të tyre politik nuk preferojnë, do duhet që PD të shohë emra të tjerë, jashtë këtyre radhëve. Duke qenë se kanë qenë më të votuarit, i takonte të ishin kandidaturat më potenciale. Jemi në fazë konsultimi.

Për mua do duhet të jetë një figurë politike. Unë gjykoj që do të duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës që do duhet të gjenerojë një kohezion politik më të gjerë se veç PD-ja.”

Më tej Këlliçi tha se ka kërkuar që opozita të ketë një aksion radikal politik dhe një kushtëzim të marrëdhënieve me Parlamentin.

“Qëndrimi im politik ka qenë dhe më parë i prerë për një aksion radikal politik që do të vijë i përshkallëzuar. Nuk mundet të nisë brenda 24 orësh dhe të kalojë në ekstremitete. Kam kërkuar kushtëzim të marrëdhënieve me parlamentin nga ana PD.”

Lajme të lidhura

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!
Breaking Views

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26
Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet
Breaking Views

Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

19:27 - 20/02/26
Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh
Breaking Views

Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

19:17 - 20/02/26
Para
SHBA kërkon integritet në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: VanHorn takim me KLP-në

SHBA kërkon integritet në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: VanHorn takim me KLP-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!
Breaking Views

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26

Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij në protestën kombëtare, ndërsa e cilësoi këtë ditë si një nga...

Lexo më shumë
Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

19:27 - 20/02/26
Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

19:17 - 20/02/26
Tabaku thirrje për forcat opozitare: T’i lëmë ndasitë, të bashkohemi

Tabaku thirrje për forcat opozitare: T’i lëmë ndasitë, të bashkohemi

19:13 - 20/02/26
Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com