GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

14 maji, Celibashi: Ligji për financimet politike të përmirësohet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
14 maji, Celibashi: Ligji për financimet politike të përmirësohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka zhvilluar një konference me në fokus financimin e partive politike në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi tha se ligji për financime duhet të përmirësohet. Ndërkohë ai shtoi se sjellja e institucioneve publike lidhet drejtpërdrejt me standardin e procesit zgjedhor duke thënë se partitë duhet të bëjnë kujdes me financimet.

Lexo edhe: La postin e Drejtorit të Policisë, Nano nis master për kriminologji

“Ka nevojë për përmirësime, plotësime dhe qartësime si të kodit zgjedhor dhe ligjit për partitë politikë sa i takon financimit të politikës dhe fushatës. Edhe mbi pasqyrimin e fushatës në media dhe sjelljen e institucioneve publike gjatë fushatës zgjedhore. Ka një interes dhe vëmendje të shtuar nga të gjithë aktorët për të punuar në këtë drejtim, krahasuar me eksperiencat e shkuara ka një lloj ndërgjegjësimi të lartë të partive sa i takon përgjegjësisë që kanë për financimet zgjedhore.

Edhe pse nuk jemi në versionin më të mirë, sipas meje nuk e konstatoj më atë arrogancën e partive për ta shpërfillur kodin zgjedhor. Kjo vlen edhe për mediat, edhe institucioneve publike. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë lloj problemi. Media, partitë dhe institucionet publike të konsultohemi ndërmjet nesh për të kuptuar të gjithë njësoj mbi ndalimet e kodit zgjedhor.

Kemi dyshime me shumë komponentë me aspektin rregullator të financimit. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financoj kë, akoma nuk kemi një qartësim në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ka me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale të partive dhe subjekteve, si pasqyrohet kjo marrëdhënie dhe ca pasojash ka.

Zgjedhjet do të kenë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë që aktualisht janë në detyre dhe do garojnë dhe është e rëndësishme për të kuptuar se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes normale të funksionit të tyre si kryetar, me veprime të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne të punojmë ngushtë me partitë politike. Sjellja e institucioneve publike, lidhet me standardin e procesit zgjedhor, ne do të kemi gjithë vëmendjen për ta mbikëqyrur këtë sjellje”, tha Celibashi.

Etiketa: Celibashifinancimeligj

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj
Aktualitet

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE
Aktualitet

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
Para
Kishte 4 fëmijë, shqiptari gjendet i pajetë brenda banesës

Makina bie nga shkëmbi në Greqi, dy të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 103-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë...

Lexo më shumë
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com