GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Emigrimi, 6 mijë studentë dhe gjimnazistë më pak në sezonin 2021-2022

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Emigrimi, 6 mijë studentë dhe gjimnazistë më pak në sezonin 2021-2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në sezonin 2021-2022 u regjistruan 6 052 studentë dhe gjimnazistë më pak se viti i kaluar ku shkaqet kryesore janë emigracioni i lartë dhe rënia e numrit të lindjeve sipas të dhënave nga INSTAT.

Numri i studentëve në programin universitar bachelor pësoi rënie me 2% për sezonin 2021-2022 ose 1530 më pak të rinj se sezoni i kaluar.

Në total në vitin akademik 2021-22, u regjistruan 123,880 studentë në të gjitha programet e arsimit të lartë, duke shënuar një rritje prej 0,1 % krahasuar me 2020-21 e cila është rritur prej numrit më të lartë të studentëve në programet 2-vjeçare dhe regjistrimet në programin Master. Doktoraturat pësuan rënie të lartë këtë vit me 5,7% më pak se sezoni i kaluar.

Në vitin akademik 2021-22, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët duket të preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Degët të cilat kanë patur numrin më të lartë të rënies janë degët inxhieneri, prodhim dhe ndërtim, degët e “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” me 19,9 % dhe “Arte dhe shkenca humane” me 13,1 %.

Në arsimin e mesëm u regjistruan 103,467 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,2 % ose 4,522 nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor sipas INSTAT.

Në vitin 2021-22, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,3 %. Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (86,6 %). Në rënie është edhe arsimi 9-vjecar i cili ka 8,348 nxënës më pak se sezoni i kaluar 2020-2021.

Në vitin shkollor 2021-22, numri i mësuesve në arsimin publik ka pësuar rënie me 0,1% në krahasim me vitin e kaluar ndërsa numri i mësuesve në arsimin privat është rritur me 5,8%.

Në vitin shkollor 2021-22, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.400, ndër të cilët 76,7 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,1 dhe në atë privat është 14,6. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,5 dhe në atë privat 7,3.

Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.658 prej të cilëve 69,2 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 12,8 në arsimin publik dhe 8,3 në atë privat.

Etiketa: 2021-2022gjimnazistetInstatkryesore2numri i studenteveulet

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Paditë e reja për incineratorët, Tabaku letër SPAK-ut për ecurinë e hetimeve

Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Veliaj orkestroi vjedhjen e 330 mln eurove

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i...

Lexo më shumë
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com