GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

14-vjeçarja shqiptare ra nga pallati dhe humbi jetën, familjarët: E hodhi i dashuri

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
14-vjeçarja shqiptare ra nga pallati dhe humbi jetën, familjarët: E hodhi i dashuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Piacenza të Italisë, ku një 14-vjeçare shqiptare është hedhur nga çatia e një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Hetimet lidhur me ngjarjen vazhdojnë, ndërsa ishte shoqëruar në polici edhe i dashuri i saj 15-vjeçar shqiptar, i cili ishte i pranishëm në momentin e hedhjes së vajzës. Pasi u mor në pyetje për një kohë të gjatë, ku kishte deklaruar se e mitura u hodh vetë, ai u la i lirë nga autoritetet.

Ndërkohë për familjarët e viktimës, ai është i dyshuari kryesor.

“E hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo e dëshpëruar, ajo ishte një tjetër viktimë e dhunës”, shkruan motra e viktimës në rrjetet sociale. “Ishte i fiksuar pas saj, ajo përpoq në çdo mënyrë ta largonte”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe disa screenshot nga bisedat me motrën e tij të cilat nxjerrin në pah disa nga sjelljet e djalit të konsideruara si problematike.

Aktualisht po zhvillohen hetime intensive për të kuptuar se çfarë ka ndodhur përmes hetimeve teknike në vendngjarje, dëhmive të personave që besohet se janë informuar për faktet dhe sekuestrimin e telefonit të viktimës.

Gjimnazistja shqiptare, sipas mediave italiane, ka rënë nga çatia e katit të shtatë, duke rënë në një tarracë të madhe tre kate më poshtë. Trupi i saj u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia për autopsinë e cila duhet të kryhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Miqtë e viktimës pohojnë se ajo nuk kishte ndonjë shenjë që do kryente “vetëvrasje” dhe se ajo po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj.

Etiketa: familjarei dashurishqiptarë

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri kurorëzon dashurinë me biznesmenin Kreshnik Gjergji

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri kurorëzon dashurinë me biznesmenin Kreshnik Gjergji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com