Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”, si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete që lëviznin në drejtim të Fierit janë fërkuar me njëri-tjetrin gjatë tentativës për parakalim. Për pasojë, automjeti tip fuoristradë Volvo ka humbur kontrollin, është përplasur dhe ka përfunduar mes barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes, duke u ndalur në mes të barrierave të hekurta.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të Policisë Rrugore për dokumentimin e aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut, i cili ka pësuar ngadalësime të përkohshme.
Dy ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes për transportimin e të lënduarve, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk paraqet lëndime serioze.
gijotina.com/










Discussion about this post