GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, krerët e Kosovës bëjnë thirrje për bashkim

në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, krerët e Kosovës bëjnë thirrje për bashkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se shqiptarët janë kthyer e rikthyer me trup e mendje nga Prizreni, për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët.

Kurti gjatë fjalës së tij në shënimin e 145 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit theksoi se me praninë e dy shteteve Kosovë-Shqipëri në këtë përvjetor mirëmbahet linja drejtuese institucionale e kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptarë.

“Nga kjo ditë e deri më sot duke ecur nëpër etapa të ndryshme historike të tyre, në vazhdimësi shqiptarët janë kthyer e rikthyer me trup e mendje nga Prizreni, kah Lidhja për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët”, u shpreh ai.

Kurti gjithashtu u shpreh se: “10 qershori i vitit 1878 konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politikë shqiptarë, i cili vazhdon dhe sot. Prandaj, sot i kemi këtu presidentët dy shteteve tona Republikane të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta mirëmbajtur linjën drejtuese institucionale të kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptarë”.

Ai po ashtu theksoi se besnikërisht rreth Lidhjes, mund të avancojnë në rrugën për forcimin politik të shteteve, bashkë me aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojnë në rrugën tonë për forcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët tanë strategjikë evropian e amerikanë”, tha ndër të tjera kryeministri i vendit, Kurti.

Osmani gjatë fjalës së saj tha se Lidhja e Prizrenit ka shërbyer si model i shumë brezave intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh e politikanë.

“Lidhja e Prizrenit përvjetorin e së cilës po e shënojmë sot ka shërbyer si model i përhershëm nga i cili janë frymëzuar breza të tërë intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh, e politikanësh. Dhe nga i cili kanë buruar projekte të tjera të tipit nacional e kulturorë sikurse ai i viteve të 90-ta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se pas kësaj ngjarje të rëndësishme, vendi pas dy ditësh do të shënojë përvjetorin e “Ditës së Çlirimit të Kosovës”.

“Në frymën e Lidhjes së Prizrenit vetëm pas dy ditësh ne do ta shënojmë një tjetër të arritur të madhe të popullit të shqiptarë. Do ta shënojmë ‘Ditën e Çlirimit të Kosovës’ dhe korrigjimin e një padrejtësie të madhe e cila u qe bërë shqiptarëve të Kosovës…”, u shpreh ajo.

Osmani shtoi se “liria e Kosovës erdhi përmes UÇK, të popullit të Kosovës dhe përkrahjes së pakusht të aleatëve tanë, e ndaj të cilëve do të jemi gjithmonë falënderues. Por, edhe si rezultat i një solidariteti të skajshëm të shqiptarëve, modelin e së cilës ne e kemi gjetur të trashëguar nga Lidhja e Prizrenit”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se historia e kombit të lashtë është e pasur me momente të cilat mbushin me krenari, për atë çka shqiptarët janë dhe vlerat që përfaqësojnë.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një prej këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme ku patriotët vizionarë u bashkuan për të krijuar një qëndresë mbarë shqiptare kundër shtypjes dhe sundimit. Sot nga themelimit i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nderojmë me krenari veprimtarinë e lavdishme të atyre që punuar për kombin tonë shqiptarë, por ndjenjat e krenarisë nuk mjaftojnë. Kemi përgjegjësi për të respektuar dhe mbrojtur trashëgiminë që këto figura historike na lanë trashëgimi”, tha ai.

Begaj u shpreh se “ishte kjo Lidhje që punoi me të gjitha forcat për ta afirmuar kombin tonë dhe për të kundërshtuar copëzimin e trojeve etnike shqiptare. Ishte kjo besëlidhje që projektoi krijimin e një shteti shqiptar të lirë dhe të pavarur”

 

 

Etiketa: lidhja prizrenit

Lajme të lidhura

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës
Aktualitet

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26
Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social

10:16 - 17/07/26
Para
Godasin me çekiç pronarin e lokalit, arrestohet një prej agresorëve/ Emrat

Godasin me çekiç pronarin e lokalit, arrestohet një prej agresorëve/ Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

12:51 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

12:06 - 17/07/26
Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

11:49 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com