GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

15-vjetori i përfshirjes nga UNESCO të isopolifonisë/ Meta dekoron grupin polifonik dhe artistë të shquar të trevës së Sarandës

09:57 - 12/07/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
15-vjetori i përfshirjes nga UNESCO të isopolifonisë/ Meta dekoron grupin polifonik dhe artistë të shquar të trevës së Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një ceremonie solemne të organizuar në Kalanë e Lëkurësit, presidenti Ilir Meta dekoroi grupet polifonike dhe këngëtarë të spikatur polifonikë të trevës së Sarandës me rastin e 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” nga UNESCO-ja.

Kreu i shtetit i akordoi Titullin “Naim Frashëri” Ansamblit “Zëri i Bilbilit”, me motivacionin “Për kontributin e spikatur dhe të pandërprerë në ruajtjen, pasurimin dhe transmetimin e këngës polifonike, si një vlerë e vyer shpirtërore e trashëgimisë kulturore, për pjesëmarrjen e suksesshme në aktivitete kulturore dhe festivale folklorike brenda vendit dhe jashtë vendit, si mbështetës aktiv i turizmit kulturor dhe si përçues tek brezat e rinj i vlerave kulturore të këngës polifonike dhe valles tradicionale”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u çmua këngëtari dhe rapsodi i këngës polifonike, zoti Xheladin Beqiri, me motivacionin:“Për kontributin e vyer disavjeçar në ruajtjen, pasurimin dhe transmetimin ndër breza të këngës polifonike. Këngëtar dhe interpretues virtuoz, rapsod dhe njohës i mirë i këngës polifonike. Pjesëmarrës i suksesshëm dhe laurues i shumë festivaleve folklorike kombëtare në Gjirokastër”; si dhe zonja Katerina Kule “Me vlerësime si një nga këngëtaret e shquara të këngës polifonike. Me talentin, zërin e rrallë dhe dashurinë për këngën e popullit të saj ka luajtur një rol të madh në ruajtjen e traditës dhe kultivimit të mëtejshëm të folklorit dhe në veçanti polifonisë së jugut të vendit”.

Presidenti Meta vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” marrësin e shquar marrës polifonik, zotin Petrit Metushi, me motivacionin: “Si një nga këngëtarët e shquar të këngës  polifonike, i dalluar për talentin dhe interpretimin e spikatur në rolin e marrësit, si dhe për rolin unik në mbajtjen gjallë, kultivimin dhe përsosmërinë e këngës polifonike sarandjote”; si dhe intepretuesin e spikatur Kiço Kapetani (pas vdekjes) “Në vlerësim të kontributit të spikatuar në interpretimin dhe lartësimin e këngës polifonike. I dalluar në rolin e marrësit për talentin dhe interpretimin e shquar, si dhe rolin unik në mbajtjen gjallë, kultivimin dhe përsosmërinë e këngës polifonike sarandjote”.

Me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, kreu i shtetit dekoroi zotin Sinan Ahmeti, me motivacionin: “Me mirënjohje artistit të shquar të kulturës popullore dhe folklorit me kontribut të spikatur në mbartjen, pasurimin dhe transmetimin e këngës polifonike ndër breza. Si pjesëmarrës, drejtues dhe organizues me nivel të lartë artistik i shumë veprimtarive folklorike, në dobi të ruajtjes së traditës të polifonisë dhe nxitjes së turizmit kulturor”.

Në përshëndetjen drejtuar artistëve, këngëtarëve, rapsodëve, muzikologëve dhe studiuesve të polifonisë, si dhe familjarëve, presidenti Meta u shpreh i lumtur për të nderuar historinë e lavdishme të luftërave për liri,  si dhe për të vlerësuar disa prej  korifenjve sarandjotë të këngës sonë polifonike.

“E meritojnë korifenjtë e polifonisë këtë vlerësim  dhe kënaqësi për gjithçka, që ata  kanë bërë për Atdheun, për të forcuar shpirtin kulturor të kombit, identitetin tonë si dhe për të  lartësuar deri në UNESCO polifoninë shqiptare!”, tha Meta.

Etiketa: Ilir MetaUNESCO

Lajme të lidhura

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
Thyerje xhamash dhe dhunë ndaj italianëve, tifozët e Anglisë u kthyen në huliganë pas humbjes

Thyerje xhamash dhe dhunë ndaj italianëve, tifozët e Anglisë u kthyen në huliganë pas humbjes

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com