GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

15 vjetori i sulmit të Rusisë ndaj Gjeorgjisë

18:59 - 08/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
15 vjetori i sulmit të Rusisë ndaj Gjeorgjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjeorgjia shënon sot 15 vjetorin e luftës me Rusinë. Më 8 gusht të vitit 2008 Rusia sulmoi Gjeorgjinë, në atë që njihet si lufta pesë ditore, në mbështetje të territoreve separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, që Moska i njohu si shtete të pavarura. Presidentja e Gjeorgjisë dhe Presidenti i ukrainas folën sot mbi rëndësinë e unitetit, ndërsa Ukraina po vazhdon të përballet me agresionin rus.

Gjatë luftës pesëditore midis Gjeorgjisë dhe Rusisë u vranë të paktën 390 civilë dhe në kulmin e saj u zhvendosën më shumë se 100 mijë njerëz.

Gjeorgjia humbi kontrollin e dy provincave separatiste, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, të cilat Rusia i njeh si shtete të pavarura dhe në të cilat ka praninë e saj ushtarake.

Udhëheqësit e Gjeorgjisë vendosën sot kurora me lule pranë varrezave të ushtarëve të vrarë në luftë me Rusinë.

“Armiku po na lufton me armë dhe diplomaci, veprime këto që kohëve të fundit janë më të dukshme. Prandaj duhet të kemi unitet… Nëse duam pavarësinë dhe shtetësinë, duhet të kuptojmë rrezikun tonë të përbashkët dhe të bashkohemi përballë një armiku të vetëm, në vend që të përçahemi mes vete”, tha Salome Zourabichvilli, Presidente e Gjeorgjisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë fjalimit të tij të përditshëm se vendi i tij, që po vazhdon të përballet me agresionin rus, është në solidaritet të plotë me kombin gjeorgjian.

“Çdo vit në këtë ditë, bota kujton agresionin rus kundër Gjeorgjisë. Kanë kaluar 15 vite. Pushtimi rus vazhdon – plaga në trupin gjeorgjian ngelet. Shumë herë është thënë që nëse bota do të ishte më e vendosur më 2008, shumë gjëra do të ishin ndryshe”, tha ai.

Zoti Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë gjeorgjianët që janë pjesë e ushtrisë ukrainase, të cilët tha se nuk po luftojnë vetëm për vendet e tyre.

“Fitorja e Ukrainës do të ndalojë zgjerimin e synimeve agresive të Rusisë, do të shpëtojë kombet e tjera nga ajo që po përjetojmë në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi. Fitorja jonë do të kthejë normalitetin dhe do t’i japë fund pushtimit rus”, tha ai.

Më 8 gusht të vitit 2008 Rusia dërgoi mijëra trupa në Gjeorgji, pasi Tbilisi filloi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër separatistëve në Osetinë e Jugut, të cilët po bombardonin fshatrat gjeorgjiane në atë rajon.

Rusia shkatërroi ushtrinë e vogël të Gjeorgjisë, para një armëpushimi të ndërmjetësuar nga presidenti i atëhershëm francez, Nikolas Sarkozy.

Sulmi i ashpër i Rusisë rrënoi shpresat e Gjeorgjisë për të rimarrë kontrollin e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë dhe frenoi planet e anëtarësimit të vendit në NATO.

Perëndimi e dënoi përgjigjen e Rusisë si “joproporcionale”, por gjithashtu fajësoi për sulmin presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha dje se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Ish-Presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili autorizoi operacionin ushtarak në Gjeorgji, mbrojti veprimet e Moskës në një deklaratë për shënimin e përvjetorit.

Vertëm pesë vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e njohin Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë si vende të pavarura – Rusia, Siria, Nikaragua, Venezuela dhe Nauru. Dy vende të tjera, Tuvalu dhe Vanuatu i kanë tërhequr njohjet e tyre./VOA

Etiketa: Gjeorgji

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Newcastle firmos me talentin që humbi 1 vit prej dëmtimit

Newcastle firmos me talentin që humbi 1 vit prej dëmtimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com