GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës”, Peleshi replikon me Bylykbashin: Flisni për më pak se 10% të diasporës

16:59 - 30/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës”, Peleshi replikon me Bylykbashin: Flisni për më pak se 10% të diasporës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi ka replikuar me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi në lidhje me mundësimin e votës për shqiptarët në diasporë të cilët nuk kanë dokumente shqiptare.

Bylykbashi u shpreh se për sa kohë shtetasit në fjalë janë lindur nga prindër shqiptarë ata fitojnë shtetësinë shqiptare dhe për rrjedhojë të drejtën e votës.Sipas tij rreth 150 mijë shqiptarë në diasporë preken nga kjo problematikë, ndaj edhe PD kërkon që këta shtetas të lejohen të votojnë.

“Kushdo që lind edhe më një prind shqiptar e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Ne kemi të drejtën e shtetësië nga gjaku, në momentin që lind nga një prind pavarësisht se ke kartonin e qeverisë apo jo je shtetas shqiptar. Ajo që po kërkojmë është që ata të paktën 150 mijë shqiptarë, pyesni kreun e KQZ që janë pa asnjë aplikim për dokumente shqiptarë u mohohet e drejta për të votuar. Ne e kërkojmë me amendament që t’u jepet kjo e drejtë. Të gjithë që janë në listën e zgjedhësve kanë të drejtën e votës dhe kjo qeveri po e bllokon. Amendamenti që tha zoti Peleshi është për teknikalitete”, u shpreh Bylykbashi.

Peleshi nga ana tjetër u shpreh se në total janë 1.7 milionë votues shqiptarë në diasporë, ndërsa votuesit e përmendur nga deputeti i PD nuk përbëjnë as 10% të këtij totali.

Ai shtoi se PS është dakord për përmirësimin e kushteve për 92%-ëshin tjetër.

“Një ushtrim i thjeshtë aritmetik. Janë rreth 1.7 mln votues në diasporë. Ju thoni 150 mijë votues pa dokumente, më pak se 10%. Nëse PS është dakord për 92% të diasporës që të votojë dhe të bëjmë përmirësime si të doni ju, teknikaitete i quani ju. Ndoshta keni merakun se PS është në avantazh edhe në diasporë”, u shpreh Peleshi.

Etiketa: bylwkbashideputetperplasje

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Presidenca sqaron pse dekretoi zgjedhje në Himarë pa pritur afatet e ankimimit

Ripërtëritja e anëtarëve/ Begaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Caktoni datat për të gjitha mandatet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com