GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“150 milionë euro asete të sekuestruara, kemi hetuar ministra dhe deputetë”, Dumani bën bilancin e SPAK

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“150 milionë euro asete të sekuestruara, kemi hetuar ministra dhe deputetë”, Dumani bën bilancin e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u shpreh sot se institucioni që ai drejton ka hetuar zyrtarë të lartë, si anëtarë të kabinetit qeveritarë, deputetë të Kuvendit, gjyqtarë e prokurorë por edhe drejtues të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës në Kuvendin e Shqipërisë me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse, luftën ndaj korrupsionit: Politika dhe Instrumente”, Dumani tha se SPAK është e vëmendshme ndaj denoncimeve në media, por edhe akuzat e politikës dhe nis procedimet me iniciativën e vet.

“SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të ndryshëm të pushtetit ekzekutiv, anëtarë të Kuvendit, pushtetin gjyqësor, gjyqtarë prokurorë, avokatë apo edhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit. Kemi ushtruar ndjekje penale për kryetarë dhe ish-kryetarë bashkie. Krahas ndjekjes pale të zyrtarëve të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar. Kemi goditur grupe kriminale, organizata kriminale, të njohura në vend, të cilat janë të përfshira në tregjet ndërkombëtare narkotike dhe krimet që ndodhin në Shqipëri.

150 mln euro asete të sekuestruara krimit nga dita e parë e krijimit të SPAK. Kemi rritur hetimin proaktiv duke qenë e vëmendshme dhe duke regjistruar procedime penale me iniciativën e vet, ku ka marrë informacione për vepra të ndryshme penale nga mediat, shoqëria civile dhe politika, nga denoncimet e bëra prej tyre. Nuk kemi qenë një institucion që rri e pret kallëzimet nga institucioinet e tjera dhe qytetarët por kemi regjistruar vetë procedimet penale për të vënë para përgjegjësisë të kujtdo që shkel ligjin”, tha Dumani.

“SPAK nuk mund të luftojë i vetëm, ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera, me qëllim të jemi të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit. Beteja kundër korrupsionit është një përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore. Vazhdojmë të jemi të përkushtuar, në dobi të një shoqërie më të drejtë”, tha Dumani.

“Një shtyllë e suksesit të Prokurorisë së Posaçme ka qenë bashkëpunimi kombëtar. Në fokusin tonë ka qenë krimi i organizuar që janë gjetur dhe zyrtarë që janë korruptuar. Nga viti 2020 deri në 2023 kemi krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore, nga 25 që janë aktive, me 10 që janë krijuar në vitin 2023. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe me shumë prokurori të BE-së, por edhe të rajonit. Vitin e fundit i është kushtuar vëmendje e veçantë të forcimit të bashkëpunimit me prokuroritë e rajonit, duke theksuar se kemi marrëdhënie mjaft të mira me prokuroritë e Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ndër të tjera Dumani.

gijotina.com/

Etiketa: Altin DumaniKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Si të shpëtoni nga stresi, sipas ekspertëve

Si të shpëtoni nga stresi, sipas ekspertëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com