GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza.

I mituri u kap në rrugën “Jordan Misja”, ku gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi mbi 300 doza të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të përgatitura për shitje.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe dy telefona celularë.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hideaway”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen mbi 300 doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Hideaway”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një shtetas i mitur, 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit të vendit ku ai u konstatua, në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në mbi 300 doza për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave dhe 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Arrestimi mituriTirane

Lajme të lidhura

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK
Aktualitet

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

18:52 - 24/09/26
Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar
Aktualitet

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

18:42 - 24/09/26
Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

18:11 - 24/09/26
Para
I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!

I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK
Aktualitet

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

18:52 - 24/09/26

Mesazhet e pretenduara mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi, të cilat kanë qarkulluar gjatë ditës në...

Lexo më shumë
Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

18:42 - 24/09/26
Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

18:11 - 24/09/26
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

18:01 - 24/09/26
Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

17:46 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com